Politikë

Meta thirrje simpatizantëve dhe Partisë së Lirisë: Dilni dhe protestoni para SPAK për mua

F.m
Meta thirrje simpatizantëve dhe Partisë së Lirisë: Dilni dhe
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje simpatizantëve dhe anëtarëve të Partisë së Lirisë që të dalin në protesta para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Përmes një letre nga burgu, Meta kërkon që përmes protestës të denoncohen manipulimet që sipas tij, janë bërë në dosjen e ngritur nga SPAK kundrejt tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Gjithashtu, meta shton se duhet protestuar edhe për të hetuar aferat e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, nuk hetohen nga SPAK. 

Ndërkohë, Apeli i GJykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetes së PL-së Monika Kryemadhit. Seanca e tyre zgjati rreth 7 orë, por Apeli hodhi poshtë ankimimin e Metës dhe Kryemadhit për masat e sigurisë.

Të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, prej thuajse një muaji qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut "313" në Tiranë. 

Poll

MOS HUMB