TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD-së, ndërsa as ky takim nuk ka 'prodhuar' emrin e kanidatit për Tiranën. Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita do të mbështesë një një kandidat të pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit për bashkinë e kryeqytetit. Berisha theksoi se i njëjti model do të ndiqet edhe për pesë bashkitë e tjera që do të ketë zgjedhje të parakohshme, pra do të ketë kandidatë të pavarur.
"Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashkitë e tjera. Ata që janë të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës të masin forcat në garë në interesin më të mirë”, tha Berisha.
Në nisje të mbledhjes, Kryedemokrati Sali Berisha kundër dekretit të Presidentit Begaj, duke e quajtur antikushtetues. Megjithatë, Berisha deklaroi se opozita nuk do ta bojkotojë garën për Tiranën. Kreu i opozitës i shtoi se bojkoti ka provuar të ketë efekt destruktiv për ekzistencën e opozitës./ZËRI