
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të rikthejë takimet me diasporën shqiptare. Edhe pse turin e nisur e la në mes, duke anuluar takimin me shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, Rama ka vendosur që të vazhdojë nismën e tij. Pas takimeve në Athinë e Milano, kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët në Neë York në fund të muajit tetor. Ndërkohë që nuk ka asnjë datë konkrete nga axhenda e kreut të qeverisë.
4 muaj më parë, Rama vizitoi shqiptarët që jetojnë në Milano dhe në Athinë, ndërkohë që kishte planifikuar edhe një takim në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani. Por mesa duket ka vendosur që në axhendë të vendosë edhe shqiptarët që jetojnë përtej Atlantikut.
Kjo nismë përkon edhe me faktin që për herë të parë në Shqipëri, vitin që vjen do të implementohet edhe vota e diasporës, ku emigrantët do të votojnë me postë. E ndërkohë që Rama ka nisur turin, opozita nga ana tjetër ka zhvilluar vetëm një takim në SHBA, ku kishte dërguar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, Belind Këlliçin./ZËRI