
TIRANË- Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur sërish në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por ende nuk dihet përse është thirrur. Pritet që më shumë detaje të japë vetë pasi të dalë nga ambientet e SPAK-ut. Por kjo nuk është hera e parë që ai shkon në SPAK.
Më 14 janar qëndroi për rreth 2 orë dhe është thirrur si person që ka dijeni për hetimet. Ai ishte thirrur për të dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, i cili është nën hetim nga SPAK dhe aktualisht po mbahet nën masën e sigurisë "arrest me burg"./ZËRI