
MYNIH- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë sa i takon anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Rama tha se përzgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve është si një akt bujar, për t'i dhënë shans Evropës që të zgjerohet.
Ai shtoi se tani Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet, pasi koha po kalon.
“Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë, por duke qenë një dashamires i Netflix, do thoja që pas asaj që kam parë këto dy ditë nën këtë çati ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëj dy seriale, një për BE dhe njëri për SHBA. Ai për BE do ishte pacienti me 27 mjekë, ishin 28 por njëri u çmend dhe u largua. SHBA do ishte shfaqja me një sherif.
Ajo çfarë po ndodh edhe një gjë jashtë mase e mirë, se paku sepse e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B. I shohim gjërat pak të ndryshme. Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë, që të humbte gjumin për ca kohë dhe tashmë të shohim çfarë do të dalë nga kjo.
Ekziston një paradoks që duket se askush nuk po mendon për të. Ka një nxitim për të investuar ne mbrojte, por cila është përgjigja ndërkohë. Që ndërkohë që fuqi të tjera investojnë në mbrojtje, kanë norma të larta të rritjes ekonomike, gjë që Europa nuk e ka. Ku do t’i gjejë Europa paratë. Nuk kam dëgjuar gjë më të marrë, kur thonë që duhet lënë mënjanë arsimi për shembull që të mbijetojmë.
Nëse çmimi për të pasur më shumë mbrojtje është të shndërrohemi në kontinent injorantësh më mirë të vijnë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati të pushtohet nga SHBA apo BE por kurrë nuk kanë dashur të na pushtojnë.
Na thoni hartoni rregullore, hartoni. Kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë BE-në e udhëheqësve, diskutimeve të mëdha, debateve të mëdha dhe një BE tjetër që funksionin si orë zvicerane 24 orë në 7 ditë të javës, 30 mijë njerëz që prodhojnë çdo ditë nuk e di sa rregullore. Nuk ka luftë, nuk ka krizë, ndryshim klimaterike, krizë bërthamore që ndryshon mënyrën se si funksionon kjo orë zvicerane.
Ky zgjerim është trajtuar si një lloj burokracie i më të pasurve kundrejt më të varfërve. BE ka nevojë për ne më shumë se sa kemi ne nevojë për ta. Jo vetëm Ballkani Perëndimor, por për të gjitha vendet që nuk janë pjesë e unionit. Sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë, ne jemi mbijetues, çfarëdo që të ndodhë do vazhdojmë të jemi këtu prandaj luftojmë me grekët se kush është më i vjetri në kontinent, kemi parë kaq shumë të ikin e të vijnë.
Nëse BE do të dojë të dalë nga gjitha këto kriza duhet të bashkohet si Europë. Amerika pa Europën është thjesht një ishull, Europa pa Amerikën është një gadishull. Ai ishull e ky gadishull duhet të jenë bashkë, që sherif në atë ishull të marrë seriozisht BE. BE duhet të bëhet më e fuqishme dhe shifrat kanë vlerë për sherifin. Ne duhet të shfaqemi te dera e shefit si treg 700 milionësh në të kundërt jemi të disfavorshëm të përfaqësohemi, si priftërinjtë në Kostandinopojë që kur muret po binin ata kishin diskutim shumë të rëndësishëm për seksin e engjëjve.
Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetërefrente. Jam dakord që vlerat që i bëjnë bashkë shtete anëtarët duhet të mbeten të tilla, por nuk duhet të jenë kushtëzime për të pasur miq. Ne duhet të mësojmë të jemi miq me të tjerët edhe pse ta mund të kenë vlera të ndryshme, mendime të ndryshme se si duhet bërë jeta. Europa duhet të mendojë si për fuqinë edhe për konkurrueshmërinë, nëse s’jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht, nuk do jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër”, tha Rama./ZËRI