Politikë

Komisionerja e BE takim me liderët e Ballkanit Perëndimor: Rajoni i rëndësishëm për Bashkimin Evropian

Në këtë takim informal ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

I.F
Komisionerja e BE takim me liderët e Ballkanit Perëndimor: Rajoni i
Pamje nga takimi

MYNIH- Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë. Në këtë takim informal ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Komisionerja ka publikaur disa foto në rrjetet sociale nga ky takim, teksa është shprehur se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

“Bisedë e këndshme me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, shkruan ajo.

Kryeministri ndodhet në Gjermani pasi në datat 14-16 shkurt në Mynih po zhvillohet Konferenca e Sigurisë, me pjesëmarrjen e liderëve botërore për të diskutuar mbi sfidat e politikës globale të sigurisë. Pritet që gjatë kësaj Konference, Rama të zhvillojë takime dhe krerë shtetesh dhe qeverisë, gjithashtu edhe me drejtues të kompanice të rëndësishme që veprojnë në fushën e sigurisë kibernetike dh digjitalizimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB