Politikë

“Je autik nëse zgjedh kënetën”/ Rama sulmon opozitën, Berisha: Super skandal!

Tjetër përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.

k.m.
“Je autik nëse zgjedh kënetën”/ Rama sulmon
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka takuar pensionistët në Gjirokastër. Edhe në takimin e sotëm në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Rama ka "sulmuar" burrat që mbështesin Sali Berishën. Sipas tij, të gjithë ata që zgjedhin mes Bashkimit Europian dhe asaj që ai e cilëson "këneta", është gjysmak dhe autik. 

Rama: Se kanë vajtur, kanë paguar lekët e dynjasë për atë Latifin, edhe magjistarin. E keni dëgjuar që i thonë magjistari. Latifi kishte kandidat atje në Amerikë, këtu kë ka kandidat, nejse. Edhe ca të shikosh atje. Ai kishte bërë anketimin. Ne bëjmë anketime çdo muaj dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon populli, etj etj, dhe ai thoshte edhe ne pak a shumë kështu e kemi, gjysma 50 % e popullit shqiptar mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Këta aty në kënete aty, po mirë mo si ka mundësi? Jepnin të tërë shpjegimet e mundshme, përveç një shpjegimi, “Ore mos vallë këtu e kemi gabim ne dhe ca gjëra vërteta janë bërë,” jo more “kjo tregon se vërtet populli shqiptar është i sëmurë” - tha njëri, kuptoni ju apo jo. Domethënë populli është i sëmurë, pse nuk mendon si këta, një tufë dhe pastaj më hidhen mua pse thotë Edi Rama gjysma e burrave janë çyryk, po ca të them. Unë e them si metaforë kuptohet, nuk është një raport klinik, se për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Domethënë të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, nuk je mirë. Politikisht, je autik, nuk je mirë. Populli është i sëmurë. Tjetri thoshte, “atëherë kjo është e tmerrshme, se si mundet që gjysma e popullit të thotë që këtu gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, kjo tregon që këtu ka një frikë shumë të madhe”. Domethënë “Edi Rama i ka trembur këta deri në palcë”. Domethënë njerëzit janë të trembur edhe kur i pyet: Si mendon ti, po shkon vendi në drejtimin e duhur apo të gabuar? Thonë po shkon në drejtimin e duhur nga frika.

Këtë koment nga Rama, e ka komentuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha e ka cilësuar si "super skandal" këtë etiketim që ka bërë i pari i qeverisë. 

Berisha: Përçmimin ndaj fëmijëve, të rriturve, por fëmijëve mqs ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve e kanë patur Hitleri dhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte. E ka patur dhe Enver Hoxha dhe Bocaso. Dhe ky është një super-skandal. Të përdorësh ti një çrregullim prapa të cilit qëndron një heroizëm i jashtëzakonshëm i fëmijëve dhe prindërve. Nëse ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër është nëna e një fëmijë me këtë çrregullim. Edhe fëmija vetë. Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një. Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky. Është turp të quhet bashkëshort ky. Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata. Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë. Këta gjeti ky për të etiketuar...

Ndërkohë, pas reagimit të Berishës, nuk ka pasur asnjë koment nga kampi socialist./ZËRI 

Poll

MOS HUMB