
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Gjirokastër, ku njoftoi se pas kërkesave të shumta nga pensionistët, do të rritet mosha për përfitimin e Check-Up falas.
Edi Rama: Kemi një tjetër gjë që është kërkesë e shumë pensionistëve për të rritur moshën për Check Up falas. Do ta bëjmë këtë gjë, do të rrisim moshën për check up falas. Chech Up që ka qenë shumë i përbaltur ka treguar se ka qenë i vlefshëm për parandalimin e sëmundjeve duke u dhënë njerëzve informacion që duhet të kujdesen për këtë apo atë ngjarje në organizmin e tyre. Në këtë mënyrë besoj në tërësi, ne nuk lajmë dot borxhin ndaj jush, është i madh që vendi që gjeneratat e reja iu kanë por së paku, gjithçka që kemi mundësi, dhe çdo mundësi të re që krijohet e kemi vënë dhe do ta vëmë në dispozicionin tuaj.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh po ashtu se do të dyfishojë mbështetjen për nënat që kujdesen për fëmijë me aftësi të veçanta.