Politikë

'Jam i mërzitur sot'/ Rama për listën e PD: Lanë në det të hapur Gjuzin dhe gjelin e Peqinit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e opozitës.

F.I
'Jam i mërzitur sot'/ Rama për listën e PD: Lanë
Edi Rama

TIRANË-Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e opozitës, duke thënë se sot është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave.

Edi Rama: Jam gdhirë i mërzitur sot, Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur. Kishin lënë në det të hapur edhe një gjel deti. Për këtë do flas më vonë por për Kutim Gjuzin u mërzita shumë se është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë Madhështore.

Kujtojmë se deputeti Dashnor Sula u largua nga Partia Demokratike dhe ka kaluar në krah të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që drejtohet nga Adriatik Lapaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB