Politikë

Interpelanca me Kumbaron, Zhupa: Terroristë të mjedisit! Ministrja: Ksamilin e bëtë Bathoren e dytë

Në përgjigjen e saj ministra Kumbaro tha se falë investimeve të qeverisë, 5 milionë turistë vizituan zonat e mbrojtura gjatë këtij viti.

F.I
Interpelanca me Kumbaron, Zhupa: Terroristë të mjedisit! Ministrja:
Ina Zhupa dhe Mirela Kumbaro

TIRANË-Në Kuvend po mbahet interpelanca me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. Deputetja akuzoi qeverinë dhe ministren se po betonizon me ligje zonat e mbrojtura duke ia dhënë investitorëve strategjikë klientelistë dhe gaztorëve të pushtetit.

Ina Zhupa: Ligj klientelist ai i zonave të mbrojtura. Kumbaro ministrja më jetëgjatë, sepse është edhe më duargjata. I hapi rrugë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Ishte ajo që hapi qofterinë e parë në Butrint dhe bëri marrëveshjen me ADF për Butrintin dhe bëri betonizimin. Bëri heqjen e pikave të mbrojtjes së zonave dhe hapi rrugën për betonime. Po shtyni për të pestën herë afatin e ligjit për investimet strategjike. E bëri se me ligjin e përkohshëm të vitit 2018, që e keni shtyrë 4 herë dhe po e bëni për të pestën herë, keni dhënë 5,8 mln metër katrorë tokë në gjithë vendin investitorëve strategjike. Ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi e keni mbaruar gjithë tokën publike që mund t’i jepni investitorëve strategjikë, tani po planifikoni hyrjen në zonat e mbrojtura, ku i përfshirë është edhe Edi Rama. Jo vetëm po shtyni afatin, por propozoni që ti jepen investitorëve edhe brigjet e lumenjve liqeneve etj,. Për stacione plazhi, oburra merrini dhe shkatërrojeni këtë vend. Kush ishin investitorët e huaj që thithën investimet strategjikë? Klientët e pushtetit, familjarë të Xhaçkës, gaztorët e oborrit! Këta ishin investitorët strategjikë? Për këta e bëtë? I hapët rrugë investimeve në Manastir, Plazhin e Pasqyrave, të Marinës etj., të gjitha zona të mbrojtura para se të vinte si ministre Kumbaro. Por edhe në Vjosë, Nartë, Velipojë, Divjakë, Karavasta dhe Kune. Keni futur zona të thella malore si të mbrojtura dhe keni hequr ato bregdetare për t’i hapur rrugë investimeve. Si ka mundësi që keni 9 vendime të pakonsultuara me asnjë ekspert? Si ka mundësi nuk ke bërë një ligj në mbrojtje të zonave të mbrojtura dhe jo betonizimit.

Në përgjigjen e saj ministra Kumbaro tha se falë investimeve të qeverisë, 5 milionë turistë vizituan zonat e mbrojtura gjatë këtij viti. Kumbaro theksoi se Ksamili në kohën e qeverisjes së PD u degradua në një Bathore të dytë. Sipas saj, sot ka zgjeruar sipërfaqen e zonave të mbrojtura me 21.5 përqind.

Mirela Kumbaro: Ju ndoqët parimin e çurbanizimit. Nuk është fjala vetëm për Tiranën. Ksamili u degradua në një Bathore të dytë. Ne sot po sistemojmë territorin me restaurime. Çdo rregullim është bërë me vendim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Sot punojmë me thonj për xhevahirët tona. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është një arritje. Për herë të parë, kjo qeveri hartoi ligj për të mbrojtur zonat e mbrojtura mjedisore. Po evitojmë gjynahet e tranzionit. Shqipëria zgjeroi sipërfaqen e zonave të mbrojtura me 21.5 përqind. Sot po mbrojmë Vjosën, e shpallëm park kombëtar, në një vendimmarrje të rëndësishme. Zonat e mbrojtura i kemi kthyer në zona turistike. Kjo mundëson që territoret mos braktisen. 5.3 milionë vizitorë kishim këtë vit në parqet kombëtare. Nga turizmi zhvillohet edhe ekonomia. Parku Natyror i Drilon-Tushemishtit ka dalë në dritë si asnjëherë. Bukuritë që ne ndërtojmë i shijoni, ndërsa kur vini këtu shani. Do ndërtojmë Qendrën Shkencore në Vjosë. Do krijojmë zyrë të dedikuar për administrimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Krijuam Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, Lumi i Shalës është kthyer në atraksion turistik, turizmi ka nisur të jetë i rëndësishëm edhe në veri

Poll

MOS HUMB