
TIRANË-Ka nisur seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar në Kuvend, ku po diskutohet në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Deputeti socialist Toni Gogu i ka bërë thirrje opozitët të bashkohen për të miratuar projektligjin dhe të mos bëjnë lojra. Në përgjigje ndaj tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për projektligjin për faljen e gjobave. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi theksoi se për këtë projektligj nuk ka asnjë kërkesë për procedurë të përshpejtuar.
Gazment Bardhi: Duke shfrytëzuar sensibilitetin që ka çështja, respektimi i rregullores është ajo që udhëheqës, ky projektligj është depozituar në datë 5 dhjetor para 2 seancave ju njoftuat se ka një kërkesë me procedurë të përshpejtuar, nuk ishte depozituar ende, nuk u hodh në votim, nuk ka asnjë vendim të kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ai mund të e keni futur për miratim, madje komisionet e kanë marrë në shqyrtim, duke qenë jo qeveritar do duhet të sjellë mendim me shkrim këshilli i ministrave. Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave.
Toni Gogu: Keni krijuar artificialisht një furtunë në gotë! Të nderuar kolegë opozitarë na vjen keq, ne atë nismë që kemi diskutuar gjatë me qytetarët sot do ta bëjmë ligj dhe sot ato masa administrative të vendosura në mënyrë jo proporcionale do të anulohen doni apo jo ju! Lejini lojërat dhe na u bashkoni ta miratojmë bashkë.