TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Be, e cila u mbajt të martën në Bruksel, që shënoi mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me BE. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo ishte një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë të shënuar të Shqipërisë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Video hapet me një bisedë me ministrat, ku fillimisht kryeministri Rama pyet kryenegociatoren Majlinda Dhuka nëse është e realizueshme mbyllja e më shumë se 3 kapitujve.
Edi Rama: Mund të bëhen më shumë se 3?
Majlinda Dhuka: Preferojmë të bëjmë të shpeshta nga 3 sepse dhe diskutimi me vendet anëtare është më i frytshëm.
Mw pas wshtw radha e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili thekson se kjo ishte hera e parë në dy dekada që zhvillohen katër tryeza ndërqeveritare brenda së njëjtës ditë.
Ferit Hoxha: Ky është takimi i fundit i llojit. Që prej dy dekadash është hera e parë që bëhen katër në një ditë.
Majlinda Dhuka: Që nga viti 2002.
Video vijon me momentin kur delegacioni i drejtohet drejt sallës së Konferencës, teksa nuk mungojnw batutat e kryeministrit Rama.
Edi Rama: Hajde, photo, important (e rëndësishme), important stuff, photo (gjëra të rëndësishme, foto).
Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Mbyllja e Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi” vlerëson punën dhe arritjet e Shqipërisë për të forcuar ekosistemin e kërkimit shkencor dhe inovacionit për zhvillim, për të rritur më tej investimet në dije dhe zhvillim teknologjik, avancimin me zbatimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), si një udhërrëfyes i transformimit të ekonomisë shqiptare drejt Tregut Unik Europian, si dhe për të thelluar integrimin në Hapësirën Europiane të Kërkimit.
Mbyllja e Kapitullit 26 “Arsimi dhe Kultura” vlerëson punën dhe arritjet e Shqipërisë në modernizimin e politikave arsimore, të orientuar drejt Hapësirës Europiane të Arsimit, promovimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit dhe formimit profesional, mbështetjen e zhvillimit të rinisë dhe kulturën, si dhe progresin me përafrimin drejt objektivave europiane të arsimit.
Mbyllja e Kapitullit 30 “Marrëdhëniet me Jashtë” vlerëson punën dhe arritjet, me linjë-veprimi strategjik të Shqipërisë “partner i besueshëm i Bashkimit Europian”. Nëpërmjet përafrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me politikën tregtare dhe pozicionin e Bashkimit Europian në marrëdhëniet me jashtë, Shqipëria dëshmon gatishmërinë dhe kontributin e saj në forcimin e rolit të Bashkimit Europian./ZËRI