
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur sërish pas përplasjes me deputetin socialist, Erion Braçe. Sipas Këllicit, socialistët kishin marrë një zyrë elektorale me qira të padeklaruar në “Petro Nini”. Ai shprehet se mori një raportim se në këtë zyrë po kryhej një krim elektoral, ku po jepej para në këmbim të votës. Më tej, Këlliçi shton se në momentin kur ka mbërritur aty, disa persona që ndodheshin në atë zyrë janë larguar me vrap.
“Jemi këtu para një skeme krimi ku ditën e sotme reth orës 17.00 pasdite kemi marrë sinjalizim se kjo, u provua si e tillë ishte një zyrë elektorale e palosura dhe e padeklaruar e PS. Kemi marrë një reportim që në këtë ambient kryhej krim elektoral krim zgjedhor duke dhënë para në këmbim të votave dhe duke qenë se e kemi marrë këtë indicje kemi ardhur personalisht kanë ardhur edhe simpatizantë të PD për të bërë këqyrjen e në ven për të parë a kishte njerëz apo jo. Në momentin e parë që kanë mbërritur, ka qenë dhe gazetarje, zonja Ambrozia Meta që ka asistura live pamte pasi dera ka qene e hapur dhe brenda kanë qenë punonjës të shtetit deri, deri tani kemi identifikuar tre prej tyre. Kemi kërkuar informacion çfarë po bënin, kanë mbyllur derën menjëherë. Janë paketuar të gjitha dokementet. Me çanta kanë dalë rreth 6 apo 7 persona duke ikur me vrap. Kemi pasur indicie që zyra ka qenë e një personi i quajtur Gjovalin Loka”, tha Këlliçi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e PD-së Adriana Kalaja u shpreh se teksa debati ka degraduar me Erion Braçen, ky i fundit ka tentuar ta godasë atë me karrige. Kalaja shprehet se për këtë ngjarje ishin prezentë edhe forcat e Policisë. Më tej, ajo shton se një nga personat në atë zyrë u fsheh në një frigorifer.
“Po e pasyqroj para mediave atë gjë të turpshme të pamoralshme që ndodhi aty brenda se në çfarë niveli ka degraduar një deputet, ka degraduar gjithë sistemi që drejton këtë vend fatkeqësisht. Ndërkohë që unë futem brenda me punonjësit e policisë, për të bërë këqyrjen e materialeve që ndodheshin aty, zotria ngrihet dhe thotë mbaroni punë shpejt se unë nuk kam kohë të merrem me qelbësirat. Ndërkohë, unë i kthehem dhe ai tenton të më gjuaj me karrige. Për këtë janë prezent të gjithë forcat e Policisë, sepse ai bën si trim kur ka njerëz rreth e rrotull. Në momentin e dytë, sipas diskutimeve që bëra me forcat e rendit, në momentin që në këtë ambient është futur gazetarja Ambrozia Meta, një person, një grua, është futur në një frigorifer. Këto janë gati të vdesin për partinë. Është futur në një frigorifer dhe prandaj Ambrozia Meta nuk e ka gjetur. Ju ftoj ta shikoni është frigoriferi brenda. Është nga ato frigoriferët që përdorte mafia dikur, që i vriste njerëzit dhe i fuste. Këto frigoriferë ka ky, tek zyra që deklaron se është e vetja”, tha Kalaja./ZËRI