Politikë

Berisha flet pas zgjedhjeve: Nga informacionet që kam…gëzim në të gjitha anët!

Kryedemokrati shtoi gjithashtu se ndjen një mirënjohje për të gjithë shqiptarët që kanë votuar, që sipas tij, kanë 'firmosur' ndryshimin.

F.m
Berisha flet pas zgjedhjeve: Nga informacionet që kam…gëzim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është parë të futet entuziast në selinë e Partisë Demokratike. Brisha është pyetur për situatën ën vend pas zgjedhjeve dhe para gazetarëve është shprehur se ka dëgjuar vetëm për gëzim. Kryedemokrati shtoi gjithashtu se ndjen një mirënjohje për të gjithë shqiptarët që kanë votuar, që sipas tij, kanë 'firmosur' ndryshimin. 

Pjesë nga prononcimi:

Sali Berisha: Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët, për pjesëmarrjen e tyre në këtë process. Dhe për të gjithë ata që nga toka deti dhe ajri, erdhën dhe firmosën. Firmosën ndryshimin.

Do e pranoni rezultatin?

Sali Berisha: Kam dhe një mirënjohje të pakufijshme për të gjithë komisionerët tanë, shembullorë të guximtë që kanë mbajtur ligjin dhe vetëm ligjin. Si dhe kanë piketuar çdo shkelje. Tani është në përfundim, thirrja ime është të zbatohet ligji dhe vetëm ligji.

Nga informacionet që keni, si është situata?

Sali Berisha: Nga informacionet që kam, gëzim në të gjitha anët.

Poll

MOS HUMB