Politikë

Ministria e Jashtme greke dënon sulmin ndaj Fredi Belerit

Greqia kanë kërkuar mbrojtjen e Fredi Belerit dhe iu kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptarë të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve.

I.F
Ministria e Jashtme greke dënon sulmin ndaj Fredi Belerit
Momenti kur sulmohet Fredi Beleri

TIRANË- Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi ndaj Fredi Belerit, ku një qytetar i hodhi kos dhe vezë. Athina zyrtare ka kërkuar mbrojtjen e Fredi Belerit dhe i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptarë të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve.

“Dënojmë nxitjen ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri, gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve dhe lirinë për të kryer punën e tyre pa pengesa. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe ata duhet të gëzojnë respektin e duhur”, shkruan në deklaratën e saj Ministria e Jashtme greke.


 

Eurodeputeti Fredi Beleri ia atribuoi urrejtjes “të kultivuar nga Edi Rama” sulmin që iu bë paraditen e sotme teksa po futej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Madje shtoi se ky episod mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Beleri është anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri dhe po merr pjesë në misionin katërditor (28-31 tetor) për të kontrolluar rrugën e anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka për detyrë të bëjë vizita në Tiranë, për të siguruar bashkëpunimin e Parlamentit Evropian dhe Kuvendit. Pas takimeve, grupi do të nxjerrë rekomandime për çështjet ku do të konstatohen devijime nga rruga e integrimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB