Politikë

Humbi mandatin në Fier për pak vota, Duleviç largohet nga "Shqipëria Bëhet"

Azmer Duleviç humbi ulësen e tij në Kuvend me një diferencë të vogël votash, por sot, ka njoftuar largimin nga partia me të cilën kandidoi.

k.m.
Humbi mandatin në Fier për pak vota, Duleviç largohet nga
Adriatik Lapaj dhe Azmer Duleviç

TIRANË- Kandidati i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” në Fier, Azmer Duleviç, i cili humbi mandatin për deputet në zgjedhjet partamentare të 11 majit. Duleviç humbi ulësen e tij në Kuvend me një diferencë të vogël votash, por sot, ka njoftuar largimin nga partia me të cilën kandidoi.

Përmes një mesazhi publik, Duleviç ka bërë të ditur se ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi politik me partinë e krijuar nga Adriatik Lapaj, duke e cilësuar si një vendim personal. Detaje të tjera nuk dha për askënd. 

“Të nderuar miq, dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”, shkruan Duleviç.

Duleviç ishte shumë pranë marrjes së mandatit me rinumërimin në Fier, por Nisma Shqipëria Bëhet nuk arriti që të siguronte 519 vota që i duheshin për t’i “rrëmbyer” mandatin Partisë Socialiste dhe Zegjine Çaushit. Kështu, "u shua" edhe ëndrra e Duleviç për t'u bërë deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB