
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mbetue i lënduar gjatë trazirave që ndodhën pasditen e djeshme në sallën e Kuvendit. Mësohet se Bardhi ka lënduar këmbën, gjatë momentit të rrëzimit të foltores, dhe për këtë i është dashur që të marrë trajtim në spital. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela.
I ftuar në emisionin “Open”, Lela sqaroi se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Alfred Lela: Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejte.
Gjatë seancës së ditës së djeshme, Bardhi qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Për aktet e dhunës, si dhe për djegien e karrigeve në ambientet e jashtme të Kuvendit, mazhoranca ka kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës nga seancat e ardhshme plenare, përfshirë dhe vetë Bardhin.
Lista: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho. /ZËRI