Politikë

Garë apo "barrë"...pse të gjithë në PD po e refuzojnë kandidimin për Bashkinë e Tiranë?!

Drejtimi i Bashkisë së Tiranës duket se po shihet si një "barrë" për opozitën, duke qenë se kandidatët potencialë, dhe emrat me kuotuar kanë refuzuar kandidimin.

zh.ll
Garë apo "barrë"...pse të gjithë në PD po e
Bashkia Tirane-Jorida tabaku-ilir alimehmeti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, e shkarkimin e mundshëm të Erion Veliaj, ku caktoi Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së, ndërsa opozita ende nuk e ka marrë vendimin. Drejtimi i Bashkisë së Tiranës duket se po shihet si një "barrë" për opozitën, duke qenë se kandidatët potencialë, dhe emrat me kuotuar kanë refuzuar kandidimin. Bëhet fjalë për dy nga emrat më të votuar në listën e hapur të PD-së, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku. 

I pari ishtë Alimehmeti, ai cili refuzoi kandidimin me argumentin se nuk ka kohë për fushatë, ndërsa refuzimi i radhës erdhi edhe nga Tabaku, e cila me një "jo" të prerë i dha fund aludimeve se përballja për Bashkinë e Tiranës do të jetë mes grave. 

E gjitha kjo situatë, përkthen ndryshe klimiën e çuditshme toksike apo gjendjen në të cilën ndodhet sot opozita. Ajo që duhet të shihej si një shans politik përballë pushtetit, në fakt, po tregon shndërrimin e PD-së në një parti ku figurat politike janë thellësisht të konsumuara ose iu mungon guximi, fryma, shpresa apo besimi. 

Megjithatë, zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës nuk kanë ende një datë, dhe opozita mund të arrijë të ketë një kandidat për ta përfaqësuar. Gara për Tiranën është më e rëndësishmja pas zgjedhjeve të përgjithshmë, dhe kjo mund të jetë mundësia e 'artë' për opozitën për një rikthim të fuqishëm, e ku më mirë se përballë pushtetit. 

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ka propozuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Rama theksoi se pas shtatë muajsh, kryeqyteti vazhdon të jetë pa kryetar bashkie, duke e cilësuar këtë situatë si emergjencë për Tiranën./ZËRI

Poll

MOS HUMB