Politikë

Opozita me tre Grupe Parlamentare...'qoka' e radhës i takon Mediut! Mesila Doda ‘tradhton’ Berishën

Pasi i bëri 'qokën'e radhës Ilir Metës, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu, duke 'i huazuar' këtij të fundit deputetë nga Partia Dëmokratike në mënyrë që të krijojë Grupin Parlamentar. 

zh.ll
Opozita me tre Grupe Parlamentare...'qoka' e radhës i takon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Opozita shqiptare nuk do të përfaqësohet në Kuvend vetëm me dy, por me 3 grupe parlamentare. Përveç Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PD), do të ketë edhe Grupin Parlamentar të Partisë së Lirisë (PL), një tjetër grup është krijuar në radhët e opozitës. 

Pasi i bëri 'qokën'e radhës Ilir Metës, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu, duke i 'huazuar' këtij të fundit deputetë nga Partia Dëmokratike në mënyrë që të krijojë Grupin Parlamentar. 

Grupi i tretë do të përbëhet: Fatmir Mediu nga PR, Vangjel Dule nga PBDNJ, Greta Bardeli PD, Denisa Vata PD, Zija Ismaili PD, Artan Luku PAA dhe Fidel Kreka PD.

Një ditë më parë, Partia e Lirisë (PL) zyrtarizoi grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Kryetar i këtij grupi është zgjedhur Tedi Blushi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto. Sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu, ndërsa zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho. Ndërkohë, 3 deputetet e grupit demokrat Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja, i janë bashkuar grupit parlamentar të Partisë së Lirisë. 

Ndërkohë, Mesila Doda ka vendosur që rrugëtimin e saj parlamentar të bëjë si e pavarur, pasi nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike. Doda nuk u bë pjesë as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Nën siglën e PD-së, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete.

Kjo lëvizje vjen nga opozita për të vijuar aksionin parlamentar me dy grupe në Kuvend, teksa tashmë do përfitojnë dhe benefitet që i jep të pasurit e një grupi parlamentar, nga përfitimet financiare, tek minutazhi në foltore që gëzon partia me më shumë grupe parlamentare./ZËRI

Poll

MOS HUMB