Politikë

“Çfarë flet broçkulla?”/ Rama replika me komentuesit: Jemi në qendër të panairit më të madh botëror

Kryeministri në përgjigjen e tij u shpreh se këto nuk janë broçkulla dhe ndryshe nga më parë Shqipëria është në qendër të Panairit.

I.F
“Çfarë flet broçkulla?”/ Rama replika me
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndryshe nga më parë kësaj here bashkëbisedimin me komentuesit e ka zhvilluar në Berlin, Gjermani pasi ndodhet atje për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është “Vendi i Nderit 2025”. Gjatë bashkëbisedimit një nga komentuesit i tha Ramës se po flet “broçkulla”. Kryeministri në përgjigjen e tij u shpreh se këto nuk janë broçkulla dhe ndryshe nga më parë Shqipëria është në qendër të Panairit.

Komenti i qytetarit në rrjete sociale: Çfarë flet broçkulla?

Rama: Çfarë broçkullash o xhan. Jemi në panairin më të madh të turizmit në botë. Më parë nuk na afronin as tek dera, as për punë vullnetare. Je zgjuar që në mëngjes të hedhësh helm këtu. Sot jemi në qendër të panairin në zemër me 800 metra katrorë.

Komenti i një tjetër qytetari: A kalon dot oqeanin?

Rama: Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot, paske fjetur atje dhe je zgjuar atje. Mos u çudit fare kur t shikosh që jo vetëm ta kaloj… do t’ia lëmë kohës të ju bëj një surprizë të bukur ty edhe atyre të kënetës./ZËRI

Poll

MOS HUMB