Politikë

Farage i përgjigjet Ramës për emigrantët: 1 nga 48 shqiptarë në Angli ndodhet në burg, do kërkoj t'ju kthehen!

Ai paralajmëron se do t’i kërkojë Sekretarit të Brendshëm të organizojë kthimin e të gjithë të burgosurve shqiptarë në Shqipëri.

f.g
Farage i përgjigjet Ramës për emigrantët: 1 nga 48
Nigel Farage dhe Edi Rama

ANGLI- Deputeti britanik Nigel Farage ka reaguar në platformën “X” ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u përfshirë në debat mbi numrin e emigrantëve shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Farage duket se mendon se basti me Ramën i takon atij, duke vënë në dukje se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Britani është i burgosur. Ai paralajmëron se do t’i kërkojë Sekretarit të Brendshëm të organizojë kthimin e të gjithë të burgosurve shqiptarë në Shqipëri.

Në postimin e tij, Farage shkruan: “I nderuar Edi Rama, në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre ndodhen në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.”

Më herët, kryeministri Edi Rama replikoi me Farage dhe deklaratën e tij se 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg. Rama e quajti këtë shifër “absurde” dhe “gënjeshtër të madhe”. Ai theksoi se, edhe nëse çdo shqiptar i burgosur do të ishte fajtor, statistikat tregojnë se shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk është më e lartë se ajo e popullsisë britanike, dhe ndoshta edhe më e ulët.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e sfidoi Farage për një përballje me fakte, duke i propozuar një verifikim të shifrave. Ai shtoi se, nëse shifra e Farage do të ishte e saktë, ai do të merrte përsipër kthimin e të gjithë të burgosurve shqiptarë në Shqipëri. Përndryshe, Rama e ftoi Farage të vizitonte Shqipërinë si i ftuar nderi, për të parë realitetin dhe për të mësuar më shumë për shqiptarët dhe vendin e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB