
TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të hapësirave publike në Njësinë 5 të Tiranës. Me anë të një video të publikuar nga zona tek Moskatet në Tiranën e Re, deputeti tregon 'Zayed Center' ka zënë një anë të rrugës dhe një shesh publik, ku makinat parkojnë në mënyrë të paligjshme.
Po ashtu denoncon dhe rastin e dy lokaleve që kanë pushtuar sheshin e lulishtes në zonë. Braçe i bën thirrje Policisë Bashkiake dhe Rrugore të ndërhyjnë dhe të hapin rrugën dhe hapësirat publike për banorët.
POSTIMI:
KJO ESHTE ZONA TEK MOSKATET NE TIRANEN E RE TANI, NE KETE ORE DHE GJITHE DITEN NE FAKT! ZAYED CENTER ka zene nje ane te rruges, ka pushtuar edhe nje shesh publik pallati dhe e ka PARKING TE PAKLIGJSHEM PER QENDREN; URDHERONI E SHIHENI!
A ka POLICI BASHKIAKE e POLICI RRUGORE PER KETA? Alibia se kane karte rezidenti bie menjehere sa kohe keta NUK JANE BANORE KETU; per me TEPER KUR PARKOJNE NE RRUGE PUBLIKE!
E dyta, dy kokale majtas e djathtas u strehuan ne fillim ne katin e pare te pallateve, pastaj dolen jashte e zaptuan LULISHTEN, pastaj dolen ne shesh dhe kane zaptuar SHESHIN;
A KA POLICI BASHKIAKE PER KETA?!NJEREZIT E ZAKONSHEM, BANORET, NUK KANE ME JETE KETU!!BEEEEEEEEEENIIIIIIIIIIIIII DETYREN-HAPNI RRUGET DHE HAPESIRAT PUBLIKE-lulishte e shesh bashke!!