
TIRANË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan i ka bërë thirrje Evropës që të qëndrojë e bashkuar. Në fjalën që mbajti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Erdogan tha se duhet parë mënyra se si mund të bashkëpunohet mes vendeve, në fusha si Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Megjithatë, ai tha se ajo që duhet parë është edhe praktika si ajo e Shengenit që kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
Pjesë nga fjala e Erdogan:
Si fillim dua të falenderoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që që kanë kontribuuar në organizimin e këtij samiti. Jemi duke diskutuar për një vision të ri që ripërcakton kontinentin e Evropës. Dhe dua të theksoj se sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që ne të jemi dhe të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të krijohet arkitekturë e drejtë dhe globale e qeverisjes. Ky transferim duhet të nisë së pari në shtëpinë tonë, kontinentin evropian. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për bashkëpunim, në fusha si industria e mbrojtjes, energjia, korridoret e transportit, tregjet digjitale dhe lendët minerale kritike. Janë shumë fusha pra që ne mund të bashkëpunojmë. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane, përpjekjet e BE-së për të zhvilluar industrinë e saj të mbrojtjes, janë vërtetë të dobishme, por duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë të BE që të mos ndikojnë tek siguria evropiane. Shumë luftëra e konflikte në Evropë na kanë treguar se për çështje jetike si mbrojtja e siguria, nëse përçahemi bëhemi më të dobët. Miq të shquar ndërkohë që marrim në konsideratë të ardhmen tonë të përbashkët, duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike. Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë, që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryeje rolin thelbësor të NATO-s. Kjo mund të ishte në interes më të mirë të sigurisë europiane. Shumë luftëra e konflikte në Europë na kanë treguar se për mbrojtjen apo sigurinë, nëse përçahemi bëhemi më të dobët dhe nëse bashkohemi bëhemi më të fortë. Turqia ka një madhësi ekonomike prej 1.3 trilionësh dollarë amerikanë, një popullsi dinamike prej 85 milionësh dhe një qasje të drejtpërdrejtë në tregje konsumi. Përgjithësimi i bashkimit doganor me BE-në do të kontribuajë për sigurinë e zinxhirëve të furnizimit. Praktikat e vizave si ajo e Shengenit, që kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave tona, duhet të rishikohen. Me investimet viteve të fundit po i afrohemi objektivit për ta shndërruar vendin në një qendër të rëndësishme energjitike për gjeografinë e rajonit. Turqia luan rol të rëndësishëm në Evropë në proceset e transferimit të energjisë.