Politikë

Zgjedhje REKORDESH! Gonxhja THYEN Ballën, bëhet më i votuari ndonjëherë, Tabaku nuk i zhgënjen demokratët

Blendi Gonxhja ka arritur që të grumbullojë më shumëse 21 mijë vota teksa garonte në  listën e hapur të qarkut të Tiranës. Pas e ndjek një tjetër veteran i Partisë Socialiste.

k.m.
Zgjedhje REKORDESH! Gonxhja THYEN Ballën, bëhet më i votuari
Sara Mile, Jorida Tabaku, Blendi Gonxhja dhe Erion Braçe

TIRANË- 4 kandidatë për deputetë i kanë siguruar partive të tyre thuajse (pak më pak) 100 mijë vota! Vota preferenciale ka zbuluar se më i votuari në të gjithë republikën është ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Socialisti ka arritur që të grumbullojë më shumëse 21 mijë vota teksa garonte në  listën e hapur të qarkut të Tiranës. Pas e ndjek një tjetër veteran i Partisë Socialiste.

Erion Braçe edhe pse u zhvendos nga “baza” e tij në qarkun e Fierit, ja doli që jo vetëm të grumbullonte vota për një tjetër ulëse në Kuvend, por të fitonte bindshëm. Në vetëm pak muaj fushatë në Tiranë, në njësinë nr.5, arriti që të mblidhte 20261 vota.

Si Braçe, edhe Gonxhja tashmë e kanë spostuar për në vendin e tretë kandidaten në listën e Elbasanit, Sara Mila. Ajo që u konsiderua si surpriza e këtyre zgjedhjeve, arriti që në herën e parë që garonte të mblidhte 18626 vota.

Nga ana e demokratëve, më e votuara është Jorida Tabaku. Në një garë të fortë me Ilir Alimehmetin, Tabaku arriti që të thyente herësin për të gjetur një vend edhe për veten e saj në sallën e Kuvendit. Dhe 18850 vota do t’ja sigurojnë mandatin shtatorin e ardhshëm.

Kjo fushatë theu edhe rekordin që mbante i dërguari i Partisë Socialiste për votën e Diasporës, Taulant Balla. Në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në vitin 2021, Balla siguroi 21,604 vota, duke u bërë deputeti më i votuar ndonjëherë në Shqipëri. Por tashmë me disa qindra vota më shumë, këtë “titull” do ta mbajë Blendi Gonxhja./ZËRI

Poll

MOS HUMB