Politikë

Drejtuesit e qarqeve takim me Ramën, emrat që përfliten si kandidatë të PS

Deri tani Rama ka zhvilluar bisedime me Blendi Klosin, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaron, drejtuesja politike e qarkur të Gjirokastrës, Ulsi Manjën, drejtues politik i qarkut të Lezhës dhe Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit.

F.I
Drejtuesit e qarqeve takim me Ramën, emrat që përfliten si
Vila qeveritare 30

TIRANË-Në vilën qeveritare 30, kryeministri Edi Rama ka nisur diskutimet në mënyrë individuale me çdo drejtues politik të qarqeve, rreth emrave të kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani Rama ka zhvilluar bisedime me Blendi Klosin, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaron, drejtuesja politike e qarkur të Gjirokastrës, Ulsi Manjën, drejtues politik i qarkut të Lezhës dhe Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit. I pranishëm ka qenë edhe Benet Becit, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës. Disa nga emrat që pëfliten të zbuluar nag Report.Tv si kandidatë të Partisë Socialiste:

Në Shkodër

-Majlinda Angoni prefektja e Shkodrës
-Onid Bejleri
-Frrok Gjini
-Pranvera Skana

Në Vlorë

-Bledi Çuçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Drejtues politik i qarkut Vlorë
-Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu që në këtë fushatë është caktuar të punojë në Vlorë, krah Bledi Çuçit, pritet të jetë në listën e mbyllur.
-Ministrja Anila Denaj, që mbulon zonën e Sarandës
-Deputeti Vullnet Sinaj, ndonëse ka deklaruar se nuk do të kandidojë më, me gjasë mund të jetë sërish në listën e PS-së, pasi ai vetë ka lënë të kuptohet.
-Plator Nesturi, i emëruar prej pak kohësh si prefekti i qarkut të Vlorës
-Potencial për të qenë në listat e Vlorës është dhe Ardi Bido

Në Gjirokastër

-Mirela Kumbaro, drejtuese politike e qarkut Gjirokaster
-Tërmet Peçi, kreu i bashkisë së Tepelenës
- Edjon Maliqi -Koordinator i Rinisë për Kuvendin Rinor Socialist të Qarkut të Gjirokastrës.

Në Korçë

-Niko Peleshi – kreu I grupit parlamentar, drejtues I qarkut të Korçës
-Ilir Pendavinji – aktualisht deputet
-Ilir Topi  -  aktualisht deputete
-Enslemvera Zake - aktualisht deputete
-Bledi Çomo ish kandidat për deputet në 2021 në Pogradec

Vetë kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt. Gjithsesi vendimi final për emrat që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të  mbahet më 12 mars./ZËRI

Poll

MOS HUMB