TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi doli nga ambientet e Prokuorisë së Posaçme, ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Monika tha se nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve, pasi këtë do ta bëjë vetëm para Gjykatës së Posaçme. Kryemadhi foli edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, e cila tha se po e po e iluminojnë me shpifje kundër saj. Më tej, deputetja shtoi se nuk e uroi Metën për festën e fundvitit sepse nuk e lidh asgjë më me atë. Po ashtu, ajo i bëri thirrje kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të përgjigjet para SPAK.
“Fillon një procedim komplet i ri, do fillojmë lojën me kungulleshka ne dhe prokurorët si dy palë përballë në gjykatë. Tani filluam lojën, pse 5 por 7, kjo është një gjë, unë normal që do njihem edhe me fashikujt, dokumentacionet, letrat, dhe nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë vetë prokuroria dhe ekspertizën financiare që kemi bërë unë dhe mamaja ime. Është një procedurë e gjatë. Kërkon përfshirjen e të gjitha palëve, edhe të atyre që kanë gënjyer, edhe të atyre që kanë thënë të vërtetën. Nuk flas më para prokurorëve, do flas vetëm në gjykatë. Nuk jap më asnjë shpjegim për asgjë, kanë të bëjnë lidhjet që ti të përdorësh deklaratat e mia kundër meje. Për Metën nuk di gjë. Po pres mamanë time se është ajo tani në orën 11.00.
S’kam pse të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua. Të gjithë ata që e iluminojnë zotin Meta me shpifje të tilla të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa. Armiqtë janë ata që kanë folur dhe shpifur. gjithë ditën dhe natën kundër Monika Kryemadhi. Do të vij në SPAK si denoncuese e inceneratorëve. Me të thënë të drejtën me një gjë më vjen pak keqë, e përgezoj kryeministrin Edi Rama kur doli në mbrojtje të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Kur tha që po e intimidoni, po i shkatërroni familjen, por, ndërkohë po harron zoti Rama dhe zoti Veliaj që duhet të hapin portalet dhe mediat që paguajnë për intimidimet që iu kanë bërë që nga familja ime dhe shumë e shumë shqiptarëve të tjerë. Mos të bëjë këto skemat e strehimeve politike për Erion Veliaj, sepse nuk ka më lezet. Erioni të vij dhe të përgjigjet siç përgjigjen të gjithë shqiptarët, se nuk jemi vetëm ne që përgjigjemi këtu. Kemi miratuar atë reformën në drejtësi me 140 vota, ta bëjmë ashtu siç duhet jo Ramafonë por reformë.
Do bëj maksimumin që opozita të fitojë, do flas më shumë se sa disa të tjerë që duan të bëhen deputetë, rikthimi i opozitës në pushtet s’ka të bëjë me individë. Është e rëndësishme se të pakapshmit nuk janë gazetarët, por ata që firmosin detin, Gjadrin, Sazanin, këto kullat nga 100 kate, nuk e dimë se paratë e kujt janë”, tha Monika.
Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Mbi Kryemadhin rëndojnë të njëjtat akuza si të Metës./ZËRI