Politikë

'Djem e vajza që ulërasin si në mesjetë'/ Rama takim me drejtuesit e bankave: BSH nuk u sulmua as në '97

Gjatë takimit, kryeministri e cilësoi si një 'dhunë të orkestruar', e cila sipas tij, lidhet me elementë të jashtëm.

F.I
'Djem e vajza që ulërasin si në mesjetë'/ Rama
Edi Rama

Edi Rama: Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takim me drejtuesit e bankave në godinën e Bankës së Shqipërisë, teksa degë të ndryshme në Tiranë janë shkatërruar gjatë protestave që vijojnë prej ditësh në kryeqytet.

Gjatë takimit, kryeministri e cilësoi si një 'dhunë të orkestruar', e cila sipas tij, lidhet me elementë të jashtëm. Ndërkohë, duke iu referuar dëmtimeve që ka pësuar Banka e Shqipërsië, Rama kujtoi se institucioni nuk është sulmuar as në '97.

Edi Rama: Ishte shumë e rëndësishme ta bënim këtë takim edhe me ju, pas një histerie dhune që mori peng Tiranën, duke krijuar idenë e një përshkallëzimi që mund të merrte para gjithë Shqipërinë. Nga ne s’ka asnjë lëshim. Kjo është një dhunë e orkestruar, e lidhur me elementë të jashtëm. Po ndodh edhe në kryeqytete të tjera të Europës përmes një lëvizjeje marksiste neokomuniste që quhet ‘Antifa’. Vajza dhe djem të ekstremizuar që bëjnë thirrje si në kohën e mesjetës për të burgosur e syrgjynosur këdo që sipas tyre përfaqëson të keqen dhe nga ana tjetër është komponenti i kriminalitetit. Kriminaliteti i vogël i lagjeve mblidhet me sponsorizimin e krimit të organizuar. Pastaj ato kanë një mbështetje nga forca të huaja që kanë synim destabilizimin e Europës. Këta elementë nuk janë studentë. Ajo pjesë nuk është nxitëse e mbështetëse e dhunës.

Jam këtu për t”iu shprehur gjithë solidaritetin lidhur me këtë kaq kritik që po kalojmë. Kjo do kalojë por ne nuk do harrojmë ka shumë detyra që dalin përpara nesh. Ka detyra për të adresuar problematikat e atyre që janë në protestë paqësisht por edhe të shumë të tjerëve që i mbështesi ata që janë në protestë, por jo dhunën, jo gurin.

Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në 1997, se nuk kishte banka të tjera, të tjerat ishin Sudja me Xhaferrin. Banka e Shqipërisë sot është e gjuajtur me gurë. Ne do i adresojmë problemet duke i nxjerrë një për një detyrat. Me avancimin e mëtejshëm të ligjit për strehimin social të përballueshëm.

Poll

MOS HUMB