Politikë

'Dora ime është e shtrirë'! Rama nxjerr sërish karrige para zyrës: 1001 halle por dhuna është krim, distancohuni

Rama deklaron se e drejta e protestës është e pamohueshme, por dhuna është krim.

F.I
'Dora ime është e shtrirë'! Rama nxjerr sërish
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karriget me mbishkrimin 'DIALOG' para kryeministrisë. I vendosur para zyrës së tij, Rama deklaron se një ditë më parë thirrja për bisedime mori përgjigjen e dhunës, ku gjatë tubimit të studentëve dhe pedagogëve karriget e vendosura para kryeministrisë u thyen. Kreu i qeverisë thekson se dora e tij është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe. 

Rama deklaron se e drejta e protestës është e pamohueshme, por dhuna është krim. Me thirrjet për distancim nga aktet e dhunës, Rama njofton se çdo dhunues do të marrë përgjigje ligjore dhe financiare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Ka një mijë e një pakënaqësi, një mijë e një halle, një mijë e një probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që ndajnë një atdhe, që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri.

Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe nga unë dhe që mendon ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës. Por çdo gjë që kërkojmë më mirë, më shumë dhe më shpejtë, bëhet me punë, me të ardhurat nga puna, duke i çuar ato të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Distancohuni nga dhuna dhe çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë konstante, ligjore dhe financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët dhe pasurinë e tjetrit do të paguajë. Në Shqipëri gjithësecili do të ketë vendin e vet, por nga ana tjetër liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e të tjerëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet aty ku të tjerët kanë të drejtë të jetojnë nën qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike e paqësore.

Sot protestat e studentëve të shoqëruara me trazira, përplasje mes efektivësh, shkatërrime të bizneseve dhe institucioneve publike, shënojnë ditën e 9-të radhazi./ZËRI

Poll

MOS HUMB