Politikë

Debat i ashpër për 'Onkologjikun'/ Ministrja Koçiu: Përdorni fatkeqësinë për kredo politike! Shehaj: Ti duhet të jesh shërbëtore!

Në nisje të fjalës së tij, Shehaj risolli në Kuvend denoncimin e Mifit Ballës, i cili humbi të birin nga kanceri.

k.m.
Debat i ashpër për 'Onkologjikun'/ Ministrja Koçiu:
Albana Koçiu dhe Agron Shehaj

TIRANË- Asnjë përfundim nuk ka dalë nga interpelanca e sotme mes deputetit të pavarur, Agron Shehajt dhe ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu për skandalin e Onkologjikut dhe medikamentet që mungojnë. Në nisje të fjalës së tij, Shehaj risolli në Kuvend denoncimin e Mifit Ballës, i cili humbi të birin nga kanceri.

Në prononcimet e tij në media, Balla drejtonte "gishtin" nga spitali Onkologjik duke u shprehur se të birin nuk e kishin trajtuar me ilaçet e nevojshme për sëmundjen e tij. Me këtë denoncim e hapi fjalën e tij edhe Shehaj, duke e mbyllur me: Dua t'i përgjigjeni pyetjeve të qytetarëve! Në fjalën e saj, si përgjigje, ministrja Koçiu the se deputeti po e përdorte fatkeqësinë për kredo politike. Sa i përket spitalit Onkologjik tha se lista e barnave të rimbursueshme është më e pasuruar se kurrë më parë. Gjithashtu shtoi se pasi Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, edhe nga ana e Ministrisë  janë shtuar kontrollet në spitale dhe janë marrë edhe masa administrative. Sipas saj, janë bërë 500 inspektime.

"Ju merrni fatkeqësinë e një prindi dhe e sillni këtu. Nuk do jap shpjegime këtu. Ti në cilësinë e deputetit do kishe ndjesi të forta qytetarët për të ndihmuar qytetarët do bëje mirë ti bije derës sime, por merresh me mesazhe në rrjete sociale. Turp për ju, sepse nuk besoj se me këtë narrativë do merrje ndonjë votë. Sa i përket Onkologjikut. Prokuroria e Tiranës dhe SPAK po e hetojnë këtë dosje shumë të rëndësishme. Ministria e shëndetësisë është në dispozicion të organeve të drejtësisë për të vërtetën. Ajo që ka zbardhur mediat janë indikacione por nuk janë prova. Meritojnë të vlerësohen me kujdes. Ne si ministri kemi rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike. Në vitin aktual nga janar në nëntor kemi 500 inspektime ku janë aplikuar masa administrative. Tregtimi në rrjet të hapur të barnave për përdorim spitalor përbën shkelje të legjislacionit. Çdo subjekt që kryen këtë shkelje do mbajë përgjegjësi ligjore. Nuk dua të shmang përgjegjësinë për stafet administrative për kontrolle periodike në farmaci dhe spitale. Kushdo që ka shkelur ligjin është i barabartë para ligjit. E kemi treguar për këdo. Kemi përgjegjësi të referojmë çdo rast dhe të marrim masa dhe mbështesim pa hezitim veprimtarinë e organeve hetimore,"-tha Koçiu.

Në kundërpërgjigje, me tone të ngritura deputeti Agron Shehaj u shpreh se ministrja nuk kishte fare ndjeshmëri për rastin dhe të tjerë të ngjashëm si ai, e madje në një moment i tërhoqi vëmendjen që të mos komunikonte me kolegët e tij, por ta kishte vëmendjen tek ai. 

"Përgjigja juaj ishte mediokre, banale dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie, si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë është fatkeqësi, çdo sëmundje është fatkeqësi. Por në rastin konkret jeni shtuar ju. Duhet të garantoni ilaçet në spitale. Si guxoni të thoni fatkeqësi. Nuk ke nga t’ja nisësh. Zotëria ka humbur jetën dhe ju thoni sëmundje e pashërueshme dhe duhej kapur,. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Ai e ka fajin? Fajin e keni ju. Nuk e ka ai. Nuk mund të vini këtu dhe të talleni me jetën e njerëzve dhe e quani fantazi. Si mund të thuash thashetheme? Të tregova dëshminë e babait që humbi djalin. Nuk e kishim lënë që të flisnim me raste. Duhet të fillojmë të flasim me raste, jo me broçkulla. Raste ka pafund. Ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë njerëz dhe qytetarë. Tregojnë rastet e tyre. Pyeta qytetarët për çfarë ta pyes. Sepse thoni është çdo gjë falas. Doni raste të tjera. Perlën e thatë kur më thatë pse nuk erdhët të më trokisni. Ju jeni shërbëtore. Duhet të shërbeni qytetarët. Ça do bënit ju po të trokisja unë? Ju vendosni kush do jetojë dhe do vdesin ë këtë vend. Si mund ta thuash një gjë të tillë? E vërteta është që paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte. Dëgjova fjalën dinjitet. Duhet të kujdesemi për dinjitetin e Beqajt. Një ish ministër i akuzuar për korrupsion vjen në komision hetimor dhe thotë po nuk më dhatë poëer point nuk flas. Jeni bërë milionera dhe t’ju trokasim tek dera aman ma jepni atë ilaçin,"-tha deputeti.

Diskutimi vazhdoi! Pas 'shpërthimit' të Shehajt, fjalën e mori sërish ministrja, e cila i tha deputetit se duhet ta kishte njoftuar për rsatin në fjalë. 

"Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme,"-shtoi Koçiu.

Por as kjo deklaratë nuk e sqaroi deputetin.

"Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të heshtë?,"-e  mbylli fjalën e tij deputeti./ZËRI

Poll

MOS HUMB