
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Gjatë fjalimit të tij kryeministri u shpreh se sot komuniteti ortodoks është në zi. Rama tha se kryepeshkopi ia dedikoi jetën e tij për 33 vite ringritjes së Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Më tej, ai shtoi se Janullatos erdhi para 33 vitesh si një prift nga Greqia, por pas 33 vitesh u nda nga jeta si Anastasi i Shqipërisë. Po ashtu, gjatë fjalimit të tij, Rama kujtoi deklatratën që ka thënë vetë kryepeshkopi se pasuesi i tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale do të jetë shqiptar.
“Komuniteti ortodoks është sot në zi, kryepeshkopi Antatas e përfundoi detyrën e tij sipas rendit të aposutjve. Jeta e tij, fort e gjatë, por mbi të gjitha fortkuptimplotë, ishte një jetë për kishën, në atë kuptim plenar që merr, mbajtur 1700 vjet më parë, nën kujdesin e Kostanidnit në madh. Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, janë një shfër teje domethënëse. Jeta e tij Anastas Janullatos, ishte një jetë tërësisht e përmbyshur, u realizua ëndrra e një fëmije. Kur isha fëmijë, kujtonte kryepeshkopi, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka eprëndisë, por doja t’i jepesha plotësisht atij. Miku im, kryeministri Mitsotakit na nderon me praninë e tij. Kjo tregon pandashmëri në jetë dhe në zi mes dy popujve. Kam pasur privilegjin që të jem këtu në këtë katedrale kur u bë inaugurimi i saj dhe mundi i një jete i kryepeshkopit u bë realitet. Ishte një nderim solemn që mbarë bota ortodokse i bënte kishës së saj, çka do të ishte e pamundur pa ndihmën e kryepeshkopit tonë.
Sot, dua të ndajë diçka që shumë nuk e kanë kuptuar, por që e dëshmon ai sot. Me trupin e tij që la këtu dhe do të varroset në katedralen siç e quajti ai me emrin e tij “Ngjallja e Krishtit”. Ai erdhi në Shqipëri si një prift nga Greqia, por largohet si Anastasi i Shqipërisë.
E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thash, por durim dhe ata të reflektojnë me këtë durim të paqtë. Edhe të shohin disa nga veprat e tij, ashtu siç njihet pema e mirë që në fillimet e saj. Sot dëgjohet në gjuhët e botës emrin e kryepeshkopit të Shqipërisë dhe kur e dëgjon këtë nderim liturgjik, është e pamundur të mos jesh mirënjohës.
Sa prekëse është në koherencën e jetës së tij baritore dhe për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij, prania e tij e pajetë në këtë kishë, i jep përgjigje të gjithë atyre që në shtypin grek u tha që pasuesi im do të jetë shqiptar. Imagjino që në Greqi të kishim një situatë të ngjashme, a do të pranonin që të ishte një kryepeshkopi bullgar apo serb. Jo, por kryepeshkopi ynë e la fjalën e tij për pasardhësin.
Ke plot çfarë të mësosh nga ky njeriu që refuzoi me urtësi qindra mbase mijëra ftesa për armiqësi, duel dhe polëmika që i erdhën nga të katër anët deri në ditën e fundit të jetës. Duke mos qenë as vendas mund të ishte edhe më i legjitimuar të vinte kujën për diskriminim dhe keqtrajtimin, parapëlqeu të ndiqte udhërrëfyesin e Apostulit Pal: Megjithëse jam i lirë kundra të gjithëve, u bëra shërbëtor për të gjithë që të tërhiqja pas fjalëve të zotit sa më shumë njerëz. I lexuar si pak të tjerë, dhe i hapur ndaj kulturës së madhe, Kryepeshkopi i 9 gjuhëve që me mua kishte qejf të argëtohej me ndonjë fjalë për xhevahiret e biblës, por dhe të letrave laike, në ato pak momente që mbeteshin pasi më qante hallet e Kishës, me siguri nuk do të mbante mëri, por i bindur se do të vinte në gaz buzën e tij që për hir të së vërtetës i thoshte të tëra bashkë me ato që nuk thoshte. Dua t’i jap lamtumirën me disa rreshta të një emri të mallkuar Oscar Ëilde.
Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë për t’u dashur nga të tjerët, por ne duhet të jetonin për të dashur dhe adhuruat të tjerët. Nëse dikush na jep dashuri, duhet ta pranojmë vetë se jemi të padenjë për t’u dashur. Askush nuk është i denjë për t’u dashur, vetë fakti që perëndia e do njeriun na tregon se në rendin hyjnor, dashuria e përjetshme u jepet atyre që janë përjetësisht të padenjë për të. Nëse kjo duket e hidhur le ta kthejmë pas dhe le të themi se të gjithë njerëzit janë të denjë për t’u dashur me përjashtim të atyre që e meritojnë me të vërtetë.
Plot 33 vite në viset e Shqipërisë nga ‘92 deri më sot, janë një shifër tejet domethënëse. Nga këto 33 vite, 30 shërbyen për të punuar si zdrukthëtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Jeta e Anastas Janullatos ishte një jetë e përmbushur, përderisa përmes saj u realizuar ëndrra e një fëmijë. Kur isha fëmijë, kujtonte Kryepeshkopi, nuk më mjaftonte ti jepja diçka Perëndisë, por duhej ti jepesha plotësisht atij, doja që qenia ime të jetonte me Krishtin. Vepra e tij në krye të kishës janë janë admiruar bekuar, qortuar e deri edhe janë anatemuar. Pasionet më kontradiktore janë shfaqur ne mexhlisin tonë kur ka ardhur puna te veprimtaria publike e njeriut qe deshi apo deshi mori në supe zjarret e konfliktit të fqinjësisë sonë. Por edhe kjo më së paku dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi e rrallë në një kohë e një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkunden nga fryn era.
S’kam për qëllim të bëj nekrologjinë e këtij prelati, të cilin gjithë çfarë mban rruzulli në njerëz të nderuar të fesë, të angazhuar për paqen dhe përmes dialogut ndërfetar, ia patën shumë zili kishës ortodokse, autqefale. Këtë opinion e ndan me mua edhe mit që nderon me praninë e tij, për të nderuar figurën e tij,
Anastasi erdhi mes nesh 33 vite si një prift nga Greqia dhe pas 33 vitesh ndahet nga jeta si Anastasi i Shqipërisë. Është vështirë të gjendet në kujtesën tonë dikush i çfarë do kombësie tjetër, që të jetë identifikuar me aq krenari dhe përkushtim me fjalë dhe vepra me emrin e Shqipërisë, sa kryepeshkopi Anastas. E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thash, por durim. Dhe ata le të kundrojnë në reflektim të paqtë dhe çliruar nga paragjykimet apo dyshimet fqinjësorë, vetëm disa nga veprat e tij, ku ashtu siç njihet pema e mirë nga frytet e saj, lexohet edhe identifikimi i tij me Shqipërinë tonë.
Komuniteti ortodoks jo vetëm në Shqipëri, por kudo është në zi. Humbët në këtë jetë Kryepeshkopin e 33 viteve, por fituat Anstasin e Shqipërisë, fituat një avokat atje lart pranë zotit. Ekzistenca e kësaj Kishe me frymën që për 33 vite i dha bariu i saj Anastasi i Shqipërisë edhe mirëfilli sot një aset konstitutiv i vetë pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë, një Kishë e lirë, në një shtet të lirë. Sa prekëse është në koherencën stoike të jetës së tij baritore dhe gjithëaq shpartalluese për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij prania e këtij trupi pajetë të rilindësit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, pohimi i tij botërisht pak kohë më parë në një intervistë të dhënë për shtypin grek e cila tingëllon më shqip se shqipja e kujtdo që e ka paragjykuar vetëm e vetëm se ishte grek Kryepeshkopin shqiptar i cili tha se, “pasuesi im do të jetë shqiptar”.
Të dashur ortodoksë të mbledhur këtu, sot komuniteti ortodoks kudo gjetkë ka zi, kisha ortodokse Autoqefale Shqipërisë është në zi por le ta themi sërish gëzohuni gjithnjë në zoptin. Ua përsëris, Gëzohuni. Humbët në këtë jetë kryepeshkopin e 33 viteve që përmes fjetjes me zotin ndërroi jetë. Ishte shprehje që e konsideronte ndër më të bukurat e gjuhës shqipe. Por, ama fituat Anastasin e Shqipërisë, një avokat atje lart pranë zotit që liturgjia e Shën Joan Gojartit quan mik të njeriut, shembullin e një shërbestari të pajtimit në tokë që na takon të gjithë ta ndjekim në këtë dhe atë anë të kufirit, i cili nuk na ndan aq shumë sa në të vërtetë na bashkon. Paqja qoftë me shpirtin e Anastasit të Shqipërisë dhe kjo ditë sjelltë ngushëllimin e zotit dhe jetës”, tha Rama.
Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme./ZËRI