Politikë

Bonusi i pranverës, Rama ndan lajmin: Në 1 mars nis shpërndarja për pensionistët

Pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë do të marrin 5,000 lekë.

F.I
Bonusi i pranverës, Rama ndan lajmin: Në 1 mars nis shpërndarja
Edi Rama

TIRANË-Kryemisti Edi Rama ka deklaruar se bonusi i pranverër për pensionistët do të shpërndahet në 1 mars. Kreu i qeverisë me anë të një postimi në platformën 'X', u shpreh se vendimi për bonusin është marrë në 9 janar duke bashkangjitur edhe dukumentin e vendimit. 

Bonusi i pranverës, Rama ndan lajmin: Në 1 mars nis shpërndarja
DOKUMENTI
Bonusi i pranverës, Rama ndan lajmin: Në 1 mars nis shpërndarja
DOKUMENTI

Edi Rama: Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre.

Sa i përket bonusit të pranverës, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë do të marrin 5,000 lekë. Ndarja do të bëhet në bazë të një grafiku nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili posedon edhe të dhënat për çdo pensionist./ZËRI

Poll

MOS HUMB