Politikë

Bido e akuzon: Fëmijë oligarku, ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’-Muçi: Nëse ka shkelje, denonco!

Deputeti socialist i kërkoi homologut të tij që, nëse flet për mbrojtjen e arsimit dhe interesit publik, të kërkojë kthimin e hapësirës së shkollës.

zh.ll
Bido e akuzon: Fëmijë oligarku, ke zaptuar oborrin e shkollës
muci-bido

TIRANË- Përplasje të forta janë regjistruar gjatë seancës së sotme plenare. Një episod i tensionuar me debate të ashpra u regjistrua edhe mes deputetit socialist, Ardit Bido dhe atij të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. 

Debati nisi pasi Bido akuzoi Muçin për zaptimn e oborrit të shkollës "Koto Hoxhi" në Gjirokastër. Deputeti socialist i kërkoi homologut të tij që, nëse flet për mbrojtjen e arsimit dhe interesit publik, të kërkojë kthimin e hapësirës së shkollës.

"Nëse Muçi është i sinqertë dhe na flet për arsimin, në shkollën Koto Hoxhi në Gjirokastër, të kërkojë që godina e familjes së tij të shembet dhe t’i kthehet oborri shkollës. Është zaptuar oborri i shkollës nga ju që flisni për arsim. Muçi ka shkuar në një tekst të vetin që falë ndihmës së familjes së tij, do të mund ta siguronte jetën si inxhinier ndërtimi. E thënë nga unë që kam punuar edhe kamarier, po i them se nuk është turp ta sigurosh jetën si inxhinier ndërtimi, turp është ta ndërtosh si përdredhës partie”, u shpreh Bido.

Në përgjigje, Muçi e mohozi akuzën duke deklaruar se nëse është konstatuar diçka e tillë në atë zonë, atëherë sipas tij, të njoftohen organet kompetente nga ana e mazhorancës.

“Bido përmendi edhe shkollën Koto Hoxhi, ku unë jam arsimuar dhe kam kaluar fëmijërinë në oborrin e saj. Nëse Bido konstaton shkelje në një shkollë në zonë të mbrojtur, duhet të kontaktojnë organet kompetente. Por nuk e bëjnë, sepse kjo që dëgjuam është salca e radhës për patronazhistët. Me këtë Bido, çoji mesazh Tao Paralelpipedit, ju jeni mësuar t’i hidhni baltë njëri-tjetrit. Doli edhe kryegjyshi përmendi Aramerasin. Unë nuk jam vetëm, jam një nga 100 mijë protestuesit në shesh dhe balta juaj nuk më bën pis, por më tregon se e kam bërë mirë punën dhe kjo është puna që duhet të bëj”, u shpreh Muçi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB