TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës të opozitës. Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet më 8 maj. Berisha theksoi se 8 maji do të jetë dita e shqiptarëve, e protestës së tyre më të fuqishme.
Sali Berisha: Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave. Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij. Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten.
Lidhur me protestën e kaluar atë të 17 prillit në masën arrest me burg janë lënë Klement Çuçka, 38 vjeç, Bujar Tusha, 29 vjeç, Henri Shapllo, 30 vjeç, Mirvet Toçilla 50 vjeç dhe Semi Bici 25 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje te armeve shpërthyese dhe municionit.
Protestuesit hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit publik./ZËRI