Politikë

Berisha udhëton në SHBA? PD e "shpall fitore": Përshëndesim DASH! E drejta u vu në vend!

Për Partinë Demokratike, e gjitha kjo e Berishës nuk ka qenë një betejë për të udhëtuar, por për të drejtën e shqiptarëve dhe demokratëve.

k.m.
Berisha udhëton në SHBA? PD e "shpall fitore":
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike përshëndeti qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për atë që e konsideron si heqje të përcaktimit “non grata” ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Pas postimit që bëri në "X", gazetari amerikan, mesditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga selia blu, që përshëndet qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Edhe pse nuk ka një të tillë. Për Partinë Demokratike, e gjitha kjo e Berishës nuk ka qenë një betejë për të udhëtuar, por për të drejtën e shqiptarëve dhe demokratëve.

"E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih,"-shkruhet ndër të tjera në reagimin e PD.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE:

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë beteje per lirine e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve per te drejten e shqiptareve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës. E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih. Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor! Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti. Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump. Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”. Ajo funksionoi edhe sot.

Reagimi i PD vjen pas një postimi në "X" nga gazetari amerikan Mark Caputo. Ky i fundit pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se ka marrë një përgjigje se kryedemokrati Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB