Politikë

Berisha 'përplaset' me Spiropalin: Te Erioni dhe ti! Kryeparlamentarja: Jam këtu lart se...

Spiropali i tha se nëse nuk do të kishte qenë kryetare e Kuvendit, do të kishte folur ndryshe.

F.I
Berisha 'përplaset' me Spiropalin: Te Erioni dhe ti!
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali

TIRANË-Seanca plenare ka filluar me një debat mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Kryedemokrati e kaloi kohën për fjalën e tij dhe Spiropali i kërkoi që të largohej nga Foltorja. Por gjithçka u zgjidh shpejt sepse Albana Vokshi i dha kryedemokratit minutat e saj. Edhe pse u gjet paqja, batutat dhe ironia mes Berishës dhe Spiropalit nuk u ndalën; asnjëri nuk e kurseu tjetrin.

Debati:

Siropali: Përfundoni

Berisha: A po na lejon të përfundoj, më lejo

Spiropali: Kohën e kujt do marrë Berisha?

Vokshi: Kohën time.

Spiropali: Sa minuta?

Vokshi: 10 minuta.

Spiropali: Albana Vokshi nuk flet.

Berisha: U kënaqe që nuk flet Albana Vokshi. Ke të drejtë të kënaqesh edhe ti njëherë për herë të fundit. Se te Erioni do shkosh dhe ti, mos ki merak.

Spiropali: Mos përfito që jam këtu lart doktor se ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer. Kaq. Po të jap kohën, mos abuzo me kohën sepse nuk të takon. More nga koha e Albana Vokshit.

Berisha: Pëllumbesha më lër të flas tani, mos mi merr minutat.

Poll

MOS HUMB