Politikë

Berisha ndan detyrat: Çdo deputet të regjistrojë 300 emigrantë, LaCivita do ndihmojë Shqipërinë

Berisha iu ka lënë porosi anëtarve që kanë për detyrë të regjistrojnë 300 emigrantë për votime.

F.I
Berisha ndan detyrat: Çdo deputet të regjistrojë 300
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e Kryesisë. Deputetët e PD-aë janë angazhuar në një fushatë intensive elektorale, kryesisht me shqiptarët jashtë vendit. Berisha iu ka lënë porosi anëtarve që kanë për detyrë të regjistrojnë 300 emigrantë për votime.

"Ashtu siç pritej, koordinatorët për fushatën elektorale me shqiptarët jashtë vendi u ngarkuan. Eksponent kryesor i krimit të organizuar, adash i bandës së Elbasanit, bandës së Shkodrës dhe bandës së Fushë Krujës, Taulant Balla. Me këtë emërim që bëri, Edi Rama u tregoi shqiptarëve se vota e tyre do jetë për çunat e krimit, larjen e parave të tyre, dhe jo për familjarët e tyre, për veten e tyre. Mund të them se, fushata e qeverisë, e ambasadave, e konsullatave është pothuajse e fikur. Shqiptarët nuk duan të takohen me përfaqësuesit e Edi Ramës, dhe refuzojnë në mënyrë të rëndomë, refuzojnë takimet, u kërkojnë që të mos organizojnë takime, kanë organizuar dhe demonstrata kundër tyre, i kanë përzëzë, dhe ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në Shqipëri është kuptuar qartë se dhe emigracioni dhe diaspora është me PD në tërësi, sigurisht, nuk mund të them këtë gjë, por në shumicë dërrmuese. Tani, jemi në fazën pothuaj përfundimtare të këtij procesi në emigracion dhe diasporë. Ndaj dhe sot që koeçidon dhe me miratimin e të gjithë procedurave të kandidatëve për deputetë, mendoj që në këtë udhëzim që kemi, që do diskutojmë, të shtohet kërkesa që çdo kandidat për deputet, duke filluar nga dita e sotme të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë,"-u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe rreth udhëheqësit të zgjedhur për fushatën e PD, partnerin e Trump, Chris LaCivita. Kreu i PD deklaroi se LaCivita pranoi detyrën për të nihmuar në shpëtimin e Shqipërisë.

"U ndala në këtë ekspoze, sepse dje ne kishim këtu Chris LaCivita, bashkëarkitektin e fushatës fitimtare të Donald Trump. Ai solli mesazhet më të kristalta, në zbërthim të direktivës së presidentit Trump. Ai u tha shqiptarëve haptas se kryeministri aktual është kukull e Soros dhe se SHBA ka këtu një partner dhe mik tjetër dhe ky është Sali Berisha. E shprehur publikisht. Pse? Sepse ai dhe grupi i tij kishin studiuar të gjithë represionin, përpjekjet dhe agresionin e administratës Biden për të zhdukur PD-në dhe opozitën për një Shqipëri moniste. Dhe ne do të bëjmë gjithçka të përfitojmë maksimumin nga mbështetja, konsulta dhe mendimet, orientimet që këtë fushatë në 11 maj Shqipëria të kthehet në republikën e shqiptarëve, të kushtetutës, ligjit, rrugën e zhvillimit. Dje ne diskutuam edhe për projektet e mëdha të ardhshme për të cilat ka nevojë Shqipëria, se kanë qenë vite shumë të rënda për këtë vend. Ju e dëgjuat, asnjë rumor, asnjë keqardhje për 45% të shqiptarëve që i përzunë nga Shqipëria gjatë këtyre viteve,"-deklaroi Berisha.

Berisha ka zbuluar edhe detaje nga takimi me parlamentarët gjermanë në selinë blu pak ditë më parë. Duke folur para anëtarëve të Kryesisë së PD, Berisha tha se u pyet nga gjermanët mbi fondet amerikane të dhëna për drejtësinë e reformuar tashmë, duke shtuar se i informoi delegatët gjermanë, mbi gjëra të paimagjinueshme që ndodhin në vendin tonë dhe kontrollin e SPAK nga Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB