
TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ministri i quajti ato gënjeshtra, ndërsa nënvizoi se nëse Berisha ka akuza të bëj kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe jo të flasë nga Kuvendi.
Balla u shpreh se sipas ligjeve, çdokush mban përgjegjësi për kallëzim të rremë. Ndërkohë, përsa i përket arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Balla tha se dikur Berisha e ka sulmuar atë, pasi ishin kundërshtarë politikë, ndërsa sot po e mbron.
“Edhe në emër të kolegëve të mazhorancës por edhe opozitës ti dërgoj një përshëndetje popullit të Kosovës, për zgjedhjet të shkëlqyera, për mendoj të paktën për këtë çështje të kemi dakordësi. Kulturën të paktën kur foli zotëria nuk pëshpëritëm. Kthehemi te përshendetja ndaj institucioneve të Kosovës të përfshira në një proces model sikurse e tha BE-ja.
Qytetarët na shohin, na ndjekin dhe na vlerësojnë. U bë një debat para pak minutash për diçka. Nëse një qytetar do ishte në rrugën e makinës dhe do shkelte rregullat, ligji thotë duhet ndëshkuar. Nuk shkruhet askund në rregullore e Kuvendit që një deputet flet më shumë se 10 minuta. Koha nuk është e transferueshme. Kjo është diçka që ka të bëjë me sensin. Për ju nuk ka ligje, rregulla, për ju drejtësia funksionon ndaj kundërshtari por është e kapur kur vepron ndaj jush. Gjeni një rast kur të jemi shprehur apo bërë argumente mbi veprimet e drejtësisë. Kurrë komente kur drejtësia vepron. 21 tetor 2023, SPAK ngrinte akuzë ndaj njërit prej jush. Unë kisha bërë kallëzimin, as unë dhe askush nga ne në sallë, nuk bëri asnjë koment. Ka një standard, vijnë, përfitojnë nga imuniteti që të jep foltorja. Erdhi këtu siç e ka zakon 30 e kusur vite dhe ngriti gënjeshtra pa fund, ndaj kryeministrit.
O zotëri the një lum gënjeshtrash merri nesër dhe bëj një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Unë për çdo gjë që kam thënë ndaj tej kam bërë kallëzim. Ti të ngre nervat edhe kur të sheh. Shko bëj kallëzim se gënjeshtrat ngelen gënjeshtra. Po ke këllqe shko atje. Mban përgjegjësi për kallëzim të rremë dhe kjo është arsyeja që nuk e bën. Kjo foltore është ndotur aq shumë. Nuk besohet më një njeri që çnuk ka thënë për kundërshtarët e vet. E mban mend sa e ke akuzuar Ilir Metën? Tani erdhe dhe e mbron. Faleminderit Sali, shihemi në gjyq”, tha Balla.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha nga Kuvendi se pas arrestimit të Veliajt, radhën e ka zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Berisha e akuzoi atë se është e përfshirë në dosjen “5D”, duke e cilësuar ate si “5B”. Më tej, kryedemokrati u shpreh se Balluku do t'i bashkohet Veliajt në burg për vjedhje të buxhetit të shtetit.
“Lubia e ka mendjen te thasë me para. Ku është sot ajo? Apo po feston, po hap shishe shampanje për burgosjen e Erion Veliajt. Jap fjalën e nderit se te Erioni do shkojë ajo, sepse zullumqare si ajo s’ka patur kurrë Shqipëria. I them që sot shko mblidh kriminelë, banditë, çfarë të duash, por ti nuk do të sosësh kurrë në këtë parlament më. Je një delikuente që nuk ke shok më. Tani është radha e saj. A e morët sot mesazhin apo jo. A doni të ua sjell prap ju, të ua transmetoj se nuk e keni marrë vesh disa prej jush. I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij. Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo.
Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën. Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese. Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.
Po detoksin nuk e bëri Erion Veliaj. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Veliaj me 12 chartera. Erion Veliaj është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne. Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë”, tha Berisha
Ndërsa, përsa i përket drejtuesit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike Christopher LaCivita, i cili ka drejtuar edhe fushatën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Balla tha se këto nuk merren për bazë pasi ai është paguar për këtë pozicion. Më tej, ministri tha se presidenti Trump do të vizitojë Shqipërinë në vitin 2027 në kuadër të samitit të NATO-s që do të mbahet në Shqipëri.
“Përmende një zotëri amerikan të cilin e ke marrë me pagesë. E ke paguar që të vijë të të bëjë një punë. Çdo deklarim i zotërisë nuk vlen sepse është i paguar për këtë punë. Çdo formacion politik në botë merr njerëz që merren me fushatën. Bëni mirë të depozitoni në KQZ kontratën që keni me zotërinë. Folët këtu për ambasadoren e SHBA (Yuri Kim). Ajo ka qenë në Shqipëri e emëruar me firmën e Presidentit Trump”, iu përgjigj Balla.
“E ka ngatërruar”, tha Berisha.
“Aaa e paska ngatërruar Trump. Rama do takohet këtë vit me Presidentin Trump dhe në 2027 e presim të vijë në Shqipëri në kuadër të samitit të NATO-s. Ftesa jonë është që nesër në Komisionin e Ligjeve të votohen ndryshimet në kodin zgjedhor, ia kemi borxh shqiptarëve në diapsorë. Faleminderit atyre që e kanë mbyllur me sukses aplikimin dhe janë miratuar, faleminderit edhe atyre 23 mijë që kanë aplikuar, por nuk kanë paraqitur dokumentin. Riaplikoni. Vazhdoni regjistrohuni në KQZ dhe të vazhdojmë përpara rrugën që kemi nisur, anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Balla./ZËRI