
TIRANË-Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë ardhur dhe reagimet e para nga partitë e reja. Kreu i i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori me anë të një video në rrjetin social Facebook. Qori shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
"Sot Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, që të mos e presë ditën e arrestimit në zyrën e kryeministrit. Nëse nuk e bën, populli nuk duhet të presë 11 majin për ta rrëzuar nga froni i korrupsionit dhe abuzimeve,"-shprehet Qori.
Një reagim ka ardhur edhe nga kreu i partisë "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, i cili shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës është vetëm fillimi.
"SPAK po çliron drejtësinë nga hijet e pandëshkueshmërisë dhe duhet të vazhdojë pa asnjë kompromis për të ndëshkuar ata që kanë vjedhur nga qytetarët. Erion Veliaj është vetëm fillimi. Fundi i tranzicionit po vjen. Ka ardhur koha që Shqipëria të bëhet! Do të bëhet, por fillimisht duhet ta çajmë sistemin! Kush është kundër drejtësisë është nga ata që e kanë vjedhur Shqipërinë! Qytetarët duhet të mbrojnë masivisht SPAK dhe GJKKO,"-shktuan Lapaj.
'Nisma Thurje' po ashtu ka listuar denoncimet që ka kryer në SPAK ndër vite, duke deklaruar se 'pandëshkueshmërisë i ka ardhur fundi'.
"Pandëshkueshmërisë i ka ardhur fundi! Në 23 dhjetor 2019, denoncuam në SPAK dosjen e parë, duke denoncuar aferën e Sterilizimit. Sot Ilir Beqja është në burg. Në 24 qeshor 2020, denoncuam në SPAK dosjen e inceneratorëve. Sot Lefter Koka & Alqi Bllakon janë në burg. Në 26 janar 2021, denoncuam në SPAK dosjen e Ndraghetas, dhe pastrimit të parave në Tiranë.
Erion Veliaj sapo shkoi sot në burg,"-thuhet në postim.
GJKKO ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie". Mësohet se Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” edhe për 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI