Politikë

Arrestimi i Veliajt, GJKKO lëshon masa sigurie edhe për 5 biznesmenë

Ndaj tij, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

k.m.
Arrestimi i Veliajt, GJKKO lëshon masa sigurie edhe për 5
Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ndaj tij, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Po ashtu, GJKKO ka vendosur “detyrim paraqitje” edhe për 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB