Politikë

Amnistia penale! Gogu rendit kriteret: 380 persona lirohen menjëherë, të dënuarit nga GJKKO nuk përfitojnë

Ndërkohë të gjithë të dënuarit marrin1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë.

F.I
Amnistia penale! Gogu rendit kriteret: 380 persona lirohen menjëherë,
Toni Gogu

TIRANË-Në Komisionin e Ligjeve është prezantuar projektligjin për amnistinë penale. Në mbledhje mungon opozita, ndërsa Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka parashtruar kriteret për ata që përfitojnë nga amnistia penale. Ministri ka njoftuar se nga amnistia penale nuk do të përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO. 

Sipas projektligjit të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë. Po ashtu lirim të menjëhershëm do të ketë edhe për burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u ka mbetur më pas se dënimi, ndërsa për gratë përfitojnë të dënuarat deri në 4 vite. Gogu thekson se do të lirohen menjëherë të miturit. Ndërkohë të gjithë të dënuarit marrin1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë.

Toni Gogu: 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit. 0 persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti. I përmenda këto tre numra se përmbledhin filozofinë e këtij projektligji që prezantova sot para jush. Ky projektligj nuk toleron krimin, por dallon qartazi me saktësi juridike, se personi që vijon të përbëjë  rrezik dhe duhej të vijojë vuajtjen e dënimit dhe atij personi që shteti vlerëson se është përmbushur qëllimi i dënimit dhe nevojitet të rikthehet në shoqëri. Ky ligj nuk shuan asnjë të drejtë civile të viktimës. Pra amnistia prek marrëdhënien mes shteti dhe autorit të veprës. E drejta e viktimës për dëmshpërblim mbete e plotë de e pacenuar. 

Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë

Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë

Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë

Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë

Kriteri 2 ka të bëjë me uljen e dënimit

Të gjithë të dënuarit marrin1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë

Pushon procedimi për veprat që dënohen deri në 3 vite me përjashtimet e përcaktuara. Asnjë nga përftuesit nuk duhet të kenë kryer vepra të rënda. Përjashtohen të gjithë vrasjet në rrethana cilësuese, krimet seksuale, trafikimi, terrorizmi, korrupsion dhe krimi i organizuar, veprat zgjedhore, pastrimi i parave dhe çdo gjë, çdo subjekt që është nën judiksionin e SPAK dhe GJKKO.

Projektligji për amnistinë penale do të votohet në seancë plenare në 18 qershor./ZËRI

Poll

MOS HUMB