Politikë

Protesta për Zvërnecin! Delegacioni i BE në Tiranë: Mbro natyrën, sa je në kohë

Në mesazhin e tyre, delegacioni i BE rendit vlerën e shpendëve për natyrën, duke theksuar se humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes.

F.I
Protesta për Zvërnecin! Delegacioni i BE në Tiranë: Mbro
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Teksa protesta kundër ndërtimit në Zvërnec ka hyrë në ditën e nëntë, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka bërë një reagim zyrtare ku bën thirrje për mbrojtën e natyrës. Në mesazhin e tyre, delegacioni i BE rendit vlerën e shpendëve për natyrën, duke theksuar se humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes. BE i ka bërë thirrje institucioneve të mbrojnë natyrë sa janë në kohë.

Delegacioni i BE:

Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë. Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë. Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë. Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.

Poll

MOS HUMB