Politikë

Ambasadori Eric Wendt takohet me Ramën, ambasada: Partneriteti matet me arritjet e dy kombeve! Kryeministri: Mirë se edhe

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka publikuar pamje nga takimi dhe ka bërë të ditur edhe temat e diskutimit.

zh.ll
Ambasadori Eric Wendt takohet me Ramën, ambasada: Partneriteti matet me
eric ëendr-edi rama

TIRANË- Ambasdori i ri i SHBA-së, Eric Wendt ka zhvilluar sot takimin e parë me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka publikuar pamje nga takimi dhe ka bërë të ditur edhe temat e diskutimit.

Sipasa asaj që shkruan ambasada, takimi u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.

"Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku.
Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.", shkruhet në postimin e ambasadës. 

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama kishte shpërndarë pamje nga takimi, duke i uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri amerikan me fjalët: “Mirë se erdhe”.

Ky takim vjen pasi pak ditë pasi më 26 shtator, Eric ëendt dorëzoi kredencialet te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit amerikan në Tiranë. Eric ëendt, bëhet ambasadori i 11-të i SHBA-ve në Shqipëri që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1991.

ëendt do të jetë pasuesi i ambasadores Yuri Kim, e cila përfundoi mandatin e saj në Shqipëri në vitin 2023. Që prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa procesi për emërimin e një ambasadori të ri u zgjat për shkak të procedurave të konfirmimit në Senat./ZËRI

Poll

MOS HUMB