
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë disa ndryshime në listën e drejtuesëve politikë të qarqeve. Shkak për ndryshimet është bërë burgosja e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili është zëvendësuar në qarkun e Elbasanit me Tomor Alizotin.Ky i fundit, në mbledhjen e shtatorit ishte lënë pa asnjë qark, por me burgosjen e Salianjit është dërguar në Elbasan.
Po ashtu, me firmë të kryedemokratit Sali Berisha është vendosur edhe kush do të jetë përballë Taulant Ballës. Berisha i ka besuar risinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallin duke e caktuar si drejtuese politike të demokratëve për Diasporën. Po ashtu, qarku i Tiranës është "copëzuar" dhe nuk është më i gjithi nën drejtimin e Belind Këlliçit. 2 nga Bashkitë e qarkut më të madh të vendit, Kavaja dhe Rrogozhina i janë besuar kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qoses. Këlliçi ka nën "kujdes" vetëm bashkitë: Tiranë, Kamëz dhe Vorë.
Drejtimi i fushatës në të gjithë vendin- Edi Rama përballë Flamur Nokës dhe Edi Palokës
Tiranë- Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali përballë Belind Këlliçit
Durrës- Emirjana Sako përballë Oerd Bylykbashit
Shkodër- Benet Beci përballë Luçiano Boçit
Lezhë- Ulsi Manja përballë Agron Gjekmarkajt
Kukës- Pandeli Majko përballë Flamur Hoxhës
Elbasan- Arbjan Mazniku përballë Tomor Alizotit
Fier- Belinda Balluku përballë Gazment Bardhit
Korçë- Niko Peleshi përballë Ivi Kasos
Gjirokastër- Mirela Kumbaro përballë Tritan Shehut
Berat- Ervin Demo përballë Eno Bozdos
Vlorë- Bledi Çuçi përballë Bujar Leskajt
Dibër- Blendi Gonxhe përballë Xhelal Mziut
Diaspora- Taulant Balla përballë Jozefina Topallit /ZËRI