Politikë

Berisha “zhgënjen” fituesit: Primaret nuk ishin garë për të qenë në listë të sigurtë! Kemi dhe aleatët

Berisha u shpreh se në përpilimin e listave të mbyllura ka disa faktorë që do të ndikojnë, përveç votave të anëtarësisë që secili prej tyre ka marrë.

k.m.
Berisha “zhgënjen” fituesit: Primaret nuk ishin garë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nëse fituesit e primareve do të jenë në lista të mbyllura, tha para gazetarëve se gara e zhvilluar të shtunën nuk e kishte këtë si qëllim kryesor. Në konferencën për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se në përpilimin e listave të mbyllura ka disa faktorë që do të ndikojnë, përveç votave të anëtarësisë që secili prej tyre ka marrë. Sipas kryedemokratit, Primaret janë orientuese, por shtoi se ka edhe përcaktime të tjera statusore që do të respektohen duke përmendur kuotat e përcaktuara për rininë dhe gratë e vajzat demokrate. Po ashtu, para zgjedhjes, deklaroi se kërkon nga kandidatët edhe 300 regjistrime për votën e Diasporës, e po ashtu për secilin do të ketë vlerë edhe kontributi që ka dhënë për Partinë Demokratike. 

Berisha: Primaret nuk ishte garë për të qenë në listë të sigurtë, por një kriter në përpilimin e listave

Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore. Listat e mbyllura i kanë aleatët, kanë disa kushtëzime. Janë disa faktorë që ndërhyjnë. Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre. Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes. Nuk ka ngecje të negociatave me aleatët. Negociatat ecin mirë, marrëveshja do dorëzohet në mesnatë.

Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje. Jo, nuk ka ngecje. Probleme të mëdha nuk kemi, megjithatë do shohim fundin. Janë në negociata, vazhdojnë negociatat. Primaret kanë vlerë shumë. E para nuk është tamam ajo që thonë, lista e mbyllur nuk përjashton ata që morën më shumë, mund të ndodhë, por nëse ndodh në Tiranë, nuk ndodh në qarqe të tjera. Pra, unë gjykoj se vlera e parë e madhe e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente. Kjo është, por është vlerë e jashtëzakonshme. Dhe u garantoj se është 100 herë më e mirë se lista që mund të formuloja unë me bashkëpunëtorët e mi.

Kështu që në këtë aspekt ajo shërben shumë si orientues, si kriter. Pastaj, aty ndërhyjnë përcaktime statusore, ato respektohen. Kuotat për rininë dhe gruan do respektohen, pa ato nuk mund të dalë lista. Nuk u bë me eliminim siç u bënë njëherë këto primaret. Ai nuk ishte model, ai ishte model i kryetarit, ai nuk shërben. Urdhëro ja ku i keni, ka qenë vendimi që të publikohen të dhënat të gjitha siç janë. E drejtë pyetja.

Mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë. Dhe jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende edhe partive aleate. Jo të gjithë pjesën. Pastaj se si veprohet aty, nga lista merret, ulet pragu. Është përcaktuar një formulë, mënyrë tjetër nuk ka. Kanë zgjedhur një formulë. Por vendet për aleatët janë se aleatët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në listat e hapura.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Ermal Rizaj, SYRI TV: Fituesit e primareve në qarqe, a do të jenë në lista të sigurta, automatikisht pas këtyre rezultateve në primare?

Sali Berisha: Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore. Listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime. Janë disa faktorë që ndërhyjnë. Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre. Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes.

Elda Menga, TCH: Ju ftuat anëtarësinë të shtunën për të votuar në primare. Por mediat nuk kishin në dispozicion numrin e anëtarëve që disponon PD. A mund të na thoni pak, sa është numri i saktë i anëtarëve, dhe në kutitët Vorës dhe Paskuqanit, Komisioni Zgjedhor në PD ka gjetur parregullsia. A mund të na i zbardhni se cilat janë këto parregullsi në këto kuti, dhe a do përsëritet votimi.

Sali Berisha: Numri i saktë i anëtarësisë është shumë e vështirë, sepse ka një lëvizshmëri shumë të madhe të anëtarësisë për shkak të emigracionit. Por ajo që bëmë ne, vumë në dispozicion, ose vumë si kriter, të gjithë ata që kanë votuar në 1 rast nga 2019 gjer në 2023, pa përjashtim. Përveç këtyre të gjithë ata të cilët kanë një dokument të PD nga 1990 e gjer sot. Megjithatë, duhet ta pranoj këtu, ka patur mjaft raste që nuk votuan dot. Në një regjistrim të përgjithshëm të partisë, problemi gjyqësor ka qenë një problem serioz, sepse shpërndarja e kartave para problemit gjyqësor, nuk ishte normale, dhe ne u jemi përmbajtur vendimeve. Kështu që, do të shpërndajmë kartat, do të bëjmë gjithçka që çdo anëtar i PD të marrë kartën e anëtarësisë. Fluiditeti është një realitet, por mendoj se, ndjej keqardhje për ata që nuk janë lejuar të votojnë. Do të ketë një detyrim, sepse në këto primare ç’është e vërteta, për mendimin tim, vlerësimin tim, duhet të votojnë dhe mbështetësit e PD. Këta që nuk e mbështesin këtë pikëpamje time, e shtrojnë konkretisht në këtë mënyrë. Dakord, ti thua që të votojnë mbështetësit, por Alfredi merr dhe i sjell 800 punonjës të call center dhe votojnë për tjetrin dhe kështu e përmbys rezultatin. Tani këto që po them, nuk ka rast konkret, por ca gjëra të ngjashme i kanë këto. Edhe në këtë mënyrë, rezultati nuk mund të ndikohet, në këtë mënyrë. Pse, se ti sjell një masë heterogjene për një qëllim të caktuar dhe ata më pas, mund të jenë elektorat nga më të ndryshmit. Si zgjidhet kjo. Ata që votojnë mbështetësit, ata marrin kartën e mbështetësit. Dmth, çdo mbështetës PD është i deklaruar si mbështetës dhe ka kartën e mbështetësit, jo të anëtarësisë. Ne do synojmë të shkojmë drejt kësaj, nuk është shumë e lehtë si operacion, por do të përpiqemi që ta bëjmë. Përndryshe unë jam që mbështetësit të marrin pjesë në primare. Morën pjesë në primaret e kryetarëve të bashkive dhe nuk pat ndonjë problem. Megjithatë në këto primare kanë votuar më shumë se asnjëherë. Në dijeninë time nga 2013 gjer sot kjo është pjesëmarrja më masive. Në 1 kuti në Paskuqan dhe 1 në Vorë, komisioni ka patur pa rregullsi, të cilat Komisioni i Operacioneve Zgjedhore i ka quajtur të pavlefshme. Në mos gaboj jo vetëm këto, por edhe një në Konispol dhe vendimi i tyre është i padiskutueshëm. Arsyet i dinë vetë, kush të ketë kundërshtime ti kundërshtojë, por i kanë gjetur të parregullta për kriteret e përcaktuara.

Elda Menga, TCH: Sot në mesnatë skadon afati për regjistrimin e koalicioneve. Pse nuk është gati marrëveshja politike me aleatët dhe ku kanë ngecur negociatat.

Sali Berisha:  Nuk ka ngecje të negociatave me aleatët. Negociatat ecin mirë, marrëveshja do dorëzohet në mesnatë.

Elda Menga, TCH: Mund të na zbardhni para kohe se cilat janë zonat që kërkojnë aleatët …

Sali Berisha: Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje. Jo, nuk ka ngecje.  Probleme të mëdha nuk kemi, megjithatë do shohim fundin.

Elda Menga, TCH: Me Idrizin …

Sali Berisha: Janë në negociata, vazhdojnë negociatat.

Primaret u zhvilluan të shtunën, ndërsa të dielën u numëruan mbi 50 mijë vota që u hodhën në të 12 qarqet e vendit. Më i votuari i listës ishte deputeti i Korçës, Bledjon Nallbati. Pjesë e Primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve që zgjodhën të mos merrnin pjesë dhe rrjedhimisht të humbasin mundësinë për një tjetër mandat në Kuvend. Përveç atyre që kërkuan që të mos merrnin pjesë në proces, nga Primaret u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha. Në listën e kandidatëtve për deputetë, edhe pse nuk ishin pjesë e Primareve, në Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë dhe Tiranë, nga një vend në listën e sigurtë do të zënë edhe aleatët në koalicion me Partinë Demokratike. Deri më tani, PD i ka dhënë 7 vende të sigurta aleatëve, ku 4 janë vetëm për Partinë e Lirisë. Aktualisht, në vazhdim e sipër janë diskutimet me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Shpëtim Idrizi kërkon 2 vende në sallë, një për të dhe një për Melisa Dodën, ndërsa kryedemokrati Berisha ka vetëm një emër për të vendosur. Deri më sot, për këtë çështje, nuk ka marrëveshje./ZËRI

Poll

MOS HUMB