Politikë

5 ditë para votimit, Berisha mbledh aleatët për 'Territorialen': Rama nuk përfill as qytetarët! Blushi propozon protestë të enjten

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se disa bashki kanë kundërshtuar ndryshimet dhe se në disa raste sipas tij, edhe këshilltarë socialistë nuk kanë pranuar të votojnë për shkrirjen e tyre.

zh.ll
5 ditë para votimit, Berisha mbledh aleatët për
sali berisha-tedi blushi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në selinë e PD-së, ku po diskutohet reforma terrutoriale. Takimi me qëllim për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm vjen vetëm 5 ditë para se në Kuvend të kalojë për votim drafti i Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se disa bashki kanë kundërshtuar ndryshimet dhe se në disa raste sipas tij, edhe këshilltarë socialistë nuk kanë pranuar të votojnë për shkrirjen e tyre.

"Sigurisht Edi Rama vazhdoi me projektin e tij. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, të cilat kërkojnë që këto ndryshime të bëhen me konsultë dhe referendum. Por siç e dini nuk ka asnjë shans që ky të përfillë referendumin apo rekomandimet.I plagosur rëndë dhe i pashpresë, ky tani merr çdo lloj vendimi që i intereson për lëkurën e tij. Ne, për hir të opinionit, për të sqaruar opinionin mirë në këtë pikë, kemi paraqitur ligjin tonë në parlament me 100 bashki, ligj i cili pa mëdyshje refuzohet nga socialistët.

Janë një numër bashkish që janë ngritur në protesta, në disa prej tyre as këshilltarët e tij nuk kanë pranuar të votojnë për shuarjen e bashkive. Është një situatë pra në të cilën mendova të këshillohem edhe me ju për këtë çështje të rëndësishme”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, propozoi që opozita të thërrasë qytetarët në protestë para Kuvendit të enjten, kur pritet të votohet harta e re territoriale. Sipas Blushit, nuk ka kohë për ankimin në Gjykata, prandaj opozita duhet të prijë protestat për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm banorët e 15 bashkive që parashikohen të shkrihen sipas draftit të PS-së. 

“Në kushtet kur Rama po vepron me parimin e faktit të kryer dhe kur jemi pak ditë para seancës së thirrur në mënyrë të njëanshme, mendoj se nuk kemi shumë kohë për të ndjekur rrugët procedurale, pra ankimimin në gjykata. Opozita nuk duhet t’ua delegojë betejën vetëm qytetarëve. Opozita duhet t’u prijë protestave dhe seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët, jo vetëm banorët e 15 bashkive, të mblidhen atë ditë para Kuvendit të Shqipërisë, për t’i treguar këtij kryeministri se zot në Republikën e Shqipërisë janë vetëm shqiptarët. Duhet të dalim me një thirrje drejtuar shqiptarëve për të marrë në dorë fatet e familjeve të tyre. Harta e propozuar nga Rama është hartë antikombëtare”, tha Blushi.

Prej disa javësh Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar seanca për shqyrtimin e draftit të paraqitur. Më 28 shtator u zhvillua seanca dëgjimore me Këshillin e Ministrave, shoqatat e bashkive dhe ekspertë të qeverisjes vendore, ndërsa më 2 tetor u zhvillua seanca për paraqitjen gjetjeve të konsultimit publik. Ndërkoë, më 8 tetor, Kuvendi pritet të votojë hartën e re territoriale.

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në draftin e saj propozon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas demokratëve, shtimi i numrit të bashkive do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe një menaxhim më efikas të territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB