Politikë

13 ditë nga zgjedhjet! KQZ teston sot pajisjet elektronike që do përdoren në 11 Maj

Testimi do të zhvillohet në Magazinën e KQZ-së që ndodhet në Vaqarr

F.I
13 ditë nga zgjedhjet! KQZ teston sot pajisjet elektronike që do
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Teksa na ndajnë rreth dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po zhvillon përgatitjet e fundit. Sot KQZ do të testojë sot pajisjet elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), që do përdoren në zgjedhje.

Komisioni do të përdorë pajisjet PEI për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit. Testimi do të zhvillohet në Magazinën e KQZ-së që ndodhet në Vaqarr.

Njoftimi i KQZ:

Ditën e Hënë, datë 28.04.2024, në orën 11:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë testimin operacional të pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) të zgjedhësve, që do të përdorën në zgjedhjet për Kuvend të dates 11 Maj 2025.

Në zbatim të nenit 22 pika 6 të Kodit Zgjedhor, KQZ do të përdorë pajisjet PEI për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit. Testimi do të zhvillohet në Magazinën e KQZ-së që ndodhet në Vaqarr./ZËRI

Poll

MOS HUMB