Politikë

Fshehu dënimin me burg, gënjeu në formularin e deklarimit? PD denoncon në Prokurori Ervin Dodën

Bazuar në dokumentat e dorëzuara në Prokurori, opozita pretendon se Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe më pas është shpallur i pafajshëm.

k.m.
Fshehu dënimin me burg, gënjeu në formularin e deklarimit? PD
Ervin Doda

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Shkodrës, Ervin Dodën. Ky i fundit akuzohet për fshehjen e të dhënave në formularin e dekriminalizimit. Sipas Partisë Demokratike, Doda është dënuar me 5 muaj burg për "kanosje" dhe "armëmbajtje pa leje". Bazuar në dokumentat e dorëzuara në Prokurori, opozita pretendon se Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe më pas është shpallur i pafajshëm. Por sërish, edhe pse ka fituar pafajësinë, arrestimin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Në këto kushte, sipas opozitës, kandidati për deputet Ervin Doda ka konsumuar elementet e veprës penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Fshehu dënimin me burg, gënjeu në formularin e deklarimit? PD

DOKUMENTI: 

Fshehu dënimin me burg, gënjeu në formularin e deklarimit? PDFshehu dënimin me burg, gënjeu në formularin e deklarimit? PDFshehu dënimin me burg, gënjeu në formularin e deklarimit? PD

1. Në datën 23.03. 2023, shtetasi Ervin Doda, kandidat i Partisë Socialiste për anëtar i Këshillit Bashkiak Fushë Arrëz, ka dorëzuar Formularin e Vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në pyetjen nr. A keni qenë ndonjëherë i ndaluar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, ka deklaruar Jo. Po ashtu, në pyetjen nr. 5A është caktuar ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo, ka deklaruar JO

2 .Në datën 12.03.2025, shtetasi Ervin Doda, kandidat i Partisë Socialiste për deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Shkodër, ka dorëzuar Formularin e Vetedeklarimin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në pyetjen nr. 4, me përmbajtje cituar si më lart ka deklaruar JO. Ndërsa, në pyetjen nr. 5, ka deklaruar PO, me masë shtrënguese arrest në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të Kanosjes dhe Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, të parashikuara nga nenet 84-dhe 278 të Kodit Penal.

3.Nga verifikimet e kryera nga ana jonë rezulton e provuar në të dy formularët e vetëdeklarimit, në përgjigje të pyetjeve me nr. 4 dhe nr. 5, shtetasi Ervin Doda ka paraqitur rrethana të rreme, pasi rezulton se nga data 23.02.2016 deri në datën 07.07.2016, për meth 5 (pesë) muaj, ai ka qenë nën masën arrest në burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, të parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. Në të dy formularët në përgjigje të pyetjes nr. 4, ai ka deklaruar se nuk ka qenë i arrestuar ndonjëherë për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka qenë i arrestuar dhe ka qëndruar nën masë arresti pesë muaj. Në formularin e vitin 2023, në përgjigje të pyetjes nr. 5, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë, ndërsa në formularin e vitit 2025 ka deklaruar të dhëna të paplota lidhur me periudhën e qëndrimit të tij me masën shtrënguese arrest në burg.

4. Në këto kushte, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se shtetasi Ervin Doda, kandidat për deputet në Qarkun Shkodër nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste që i nënshtrohet votimit parapëlqyes, ka kryer veprën penale të "Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë, i Kodit Penal.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga Ervin Doda lidhur me akuzat e ngritura nga opozita./ZËRI

Poll

MOS HUMB