Politikë

“Plumbat e gomës i meritojnë këta”/ Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës: Kjo është thirrje për dhunë

Kryedemokrati Sali Berisha mori i pari fjalën dhe u ndal te protesta, duke thënë se deputetët e mazhorancës meritojnë plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës.

zh.ll
“Plumbat e gomës i meritojnë këta”/ Peleshi i heq
sali berisha ne foltore

TIRANË- Seanca plenare ka nisur me tensione të forta. Kryedemokrati Sali Berisha mori i pari fjalën dhe u ndal te protesta, duke thënë se deputetët e mazhorancës meritojnë plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës. Deklarata solli ndërhyrjen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili i ndërpreu fjalën kreut të opozitës, duke e cilësuar deklaratën si thirrje për dhunë.

Pjesë nga debati:

Berisha: Java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbaritë gjatë asnjë pushtimi. Në rrugët e Tiranës u thyen kocka, u çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu, janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka dhe çajnë kafka. E meritojnë këta gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera.

Peleshi: Kjo është thirrje për dhunim. Ju hiqet fjala. Keni bërë thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit. S’keni të drejtë fjale për gjithë ditën e sotme.

Peleshi i hoqi fjalën për gjithë ditën Berishës, teksa ndërpreu seancën për 5 minuta pushim./ZËRI

MOS HUMB