Aktualitet

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Marshimi nisi pas një proteste që filloi rreth orës 14:00 dhe që u shoqërua me episode të përsëritura tensioni.

M.K.
Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Ministria e
FOTO NGA MARSHIMI I PROTESTUESVE DREJT KRYEMINISTRISE

TIRANË- Pas disa orësh tensioni dhe përplasjesh me forcat e policisë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur tubimin drejt Kryeministrisë.

Marshimi nisi pas një proteste që filloi rreth orës 14:00 dhe që u shoqërua me episode të përsëritura tensioni. Situata u përshkallëzua kur disa persona të maskuar hodhën gurë dhe sende të ndryshme në drejtim të efektivëve të policisë.

Për të shpërndarë turmën, uniformat blu përdorën fillimisht spraj me piper dhe gaz lotsjellës, ndërsa më pas ndërhyri edhe autoboti i ujit. Gjatë incidenteve, protestuesit dogjën dy kazanë mbeturinash dhe i shtynë në drejtim të kordonit të policisë.

Pas përballjes para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen drejt selisë së qeverisë, ku pritet të zhvillohet pjesa tjetër e tubimit./ZËRI

MOS HUMB