Disa konsiderata për Abortin...
-Diskutimet publike për Abortin duhet të jenë të kujdesshme, e të mos reflektojnë vetëm kushtet social-kulturore dhe ekonomike të atyre që flasin studiove televizive për Abortin(të shkohet përtej, në çdo skaj të vendit).
-Duke qenë se nuk ka asnjë definicion të vetëm për Abortin, të pranuar nga të gjitha fushat e mendimit njerëzor, diskutimi për të duhet të jetë sa etik e moral, aq edhe fetar, mjekësor dhe ligjor.
-Patjetër që duhet mbërritur në një konsensus për Abortin, sepse tek ai reflektohen në mënyrë antagoniste dy të drejta themelore të njeriut: e drejta për jetën dhe e drejta e zgjedhjes së lirë.
-A duhet të ndalemi pak më gjatë tek Aborti në Adoleshencë?
Patjetër që po!!
A kemi dështuar me edukimin për shëndetin seksual dhe riprodhues? Kemi dështuar, pa diskutim. Shqipëria nuk është vetëm Tirana, metropol ky, ku mundësitë e informimit dhe edukimit janë më të mëdha se zonat e paurbanizuara. Kollaj është ta quash abortin vrasje në panelet plot dritë të TV-ve. Po çfarë do bëjmë me adoleshentet që ushtrojnë në mënyrë të papërgjegjshme të drejtat e tyre riprodhuese? T'i lëmë të ushtrojnë mëmësinë e hershme(e rrezikuar dhe kjo nga komplikacionet)???
Me gjithë këtë "moral" që derdhet paneleve televizive dhe rrjeteve sociale, atmosfera e edukimit seksual të vajzave bëhet tejet e vështirë.
Diskutimet rreth abortit dhe adoleshencës, duhen bërë pas një njohjeje të mirë të fiziologjisë së aparatit riprodhues femëror, të shtatëzanisë, të abortit dhe faktorëve të riskut e komplikacioneve rreth tij(nuk mund të flasë juristi për fiziologjinë e shtatëzanisë, as mjeku për dimensionin ligjor... e as punonjësit socialë për këndvështrimin fetar).
Duhet konsensus i gjerë, të cilin e gjen të reflektuar edhe në ligjin e vjetër(!!).
-Abortet selektive mund të kryhen edhe para javës së 12-të, falë ekzistencës së analizave të sofistikuara në përcaktimin e gjinisë.
Dhe e fundit, duhet konsensus i gjerë për Abortin, i cili duhet kryer në kushte strikte asepsie dhe nga mjekë të specializuar. Diskutimet dhe qasjet vetëm "morale" nuk na çojnë askund, përveç se tek rritja e morbimortalitetit amtar nga abortet e provokuara. Kaq për sot!
*Marrë nga rrjeti social "Facebook"